PARIS - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde është paraqitur në një gjykatë në Paris, ku do të përballet me akuzat për shpërdorim detyre, gjatë kohës që ka qenë Ministre e Financave. Ajo dyshohet se ka abuzuar autoritetin e saj në vitin 2008, duke lejuar një panel arbitrazhi për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis miliarderit Bernard Tapie dhe një banke shtetërore.

Në fund të mosmarrveshjes, paneli i arbitrazhit i dha si dëmshpërblim më shumë se 240 milionë dollarë zotit Tapie, mik i ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy. Lagarde e cila mori postin drejtues të FMN-së në 2011 ka mohuar çdo shkelje të ligjit në këtë rast.

Redaksia Online
(l.ç/sg/ Shqiptarja.com)