Shefja e Microsoft në Gjermani: Industria duhet ta përqafojë inteligjencën artificiale

Shefja e Microsoft në Gjermani: Industria duhet ta përqafojë inteligjencën artificiale

Foto ilustruese

Shefja e gjigantit Microsoft për operacionet në Gjermani, Marianne Janik, u ka bërë thirrje kompanive në atë shtet që të përqafojnë inteligjencën artificiale.

Inteligjenca artificiale mund të nxisë zhvillim të madh për Gjermaninë, sidomos në fushat kyçe, siç është industria klasike, ku gjërat, realisht, nuk kanë përparuar”, ka thënë Janik të hënën, në një panair ndërkombëtar për industri.

Sipas saj, inteligjenca artificiale përbën “mundësi historike”, dhe mund të shfrytëzohet në mënyrë kreative, për shumë qëllime.

Janik ka thënë se teknologjia mund të ndihmojë në tejkalim të problemeve, siç është mungesa e fuqisë punëtore, si dhe mund të përshpejtojë procesin e inovacionit.

Megjithatë, ajo i ka kuptuar rreziqet e shtyrjes së inteligjencës artificiale përpara, më shpejt sesa që duhet.

Së fundi, shumë hulumtues dhe sipërmarrës, sikurse miliarderi Elon Musk, kanë bërë thirrje për trajnime në sisteme të avancuara të inteligjencës artificiale.

Në anën tjetër, Autoriteti italian për Mbrojtje të të Dhënave, e ka bllokuar aplikacionin për inteligjencë artificiale, Chatgpt, duke përmendur shqetësimet për privatësi.

Ky aplikacion është krijuar nga kompania partnere e Microsoftit, OpenAI.

Janik ka thënë se Microsoft i ka pasur parasysh parimet etike të inteligjencës artificiale, prej fazave fillestare.

Ajo ka thënë se sistemet e tilla duhet të jenë të besueshme dhe të sigurta, dhe se duhet të respektojnë privatësinë.

“Gjëja e rëndësishme është që një person duhet të mbahet gjithmonë përgjegjës”, ka thënë Janik.

“Rezultatet e sistemeve me inteligjencë artificiale, duhet të kontrollohen nga njerëzit, sidomos nëse përdoren për tema të ndjeshme”./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë