Alibeaj takim me shefen OSBE-ODIHR: E informova për shkeljet e qeverisë dhe situatën brenda partisë! Berisha na ka zaptuar zyrat, s’përfaqëson PD

TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover ka vijuar ditën e sotme takime me përfaqësues të partive politike për zgjedhjet e 14 majit. Glover ka takuar kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun.

Takimi me Alibeajn zgjati për rreth 2 orë dhe ishte vetë kreu i demokratëve që zbardhi fokusin e bisedës që padyshim ishin zgjedhjet vendore, por jashtë vëmendjes nuk ishte lënë as situata brenda Partisë Demokratike. Alibe Pas takimit me Glover se problemi kryesor që ngriti gjatë bisedës ishte zaptimi i selisë së PD, Sali Berisha. 

"Shqetësimi kryesor për selinë që na kanë zaptuar dhe ne rrimë këtu me qera. Për çështjen e koalicionit që nuk ka emrin në fletë votimi. I bëra të qartë për situatën tonë, për atë që ka ndodhur edhe për presioin që po bëhet, përdorimi i padrejtë i logos", tha Alibeaj. 

Alibeaj tha se shefes së misionit të ODIHR, i është bërë e ditur se kandidatët demokratë kanë pasur presione të shumta nga Berisha që sipas tij nuk përfaqëson më demokratët.    

“Ne jemi nisur të bëjmë një fushatë, kundër regjimit, fushatë për qytetarët. Berisha nuk përfaqëson demokratë, mund të përfaqësojë këdo tjetër. Ka një vit e ca që kjo parti është në një person dhe gjuhë linçimi, baltosje. Njerëzit tanë nuk e kanë imagjinuar ndonjëherë të ndodhen në presion nga një palë tjetër.  Demokratë deri dje kanë qenë bashkë kundër qeverisë, sot ndodhen edhe nën presion ndaj ish-kolegëve, të shitur, të blerë, ju konsideroni se kjo nuk është atmosferë mbytës”, vijoi ai.

Alibeaj gjatë takimit me Glover, kë bërë prezent edhe shkeljet që sipas tij ka bërë qeveria duke hapur prokurime për tendera gjatë kësaj kohe, apo edhe apo duke vënë administratën në funksion të zgjedhjeve dhe fushatës elektorale.

“437 milionë euro tendera, janë hapur nga qeveria këto dy muaj. 3200 punësime, rritja e pensioneve, rritja e pagës. Janë 190 mijë punonjës të administratës”, tha ai.

Alibeaj thotë se e ka njoftuar Glover se institucionet nuk kanë marrë masa për përjashtimin nga gara të kandidatëve me rekorde kriminale. Më pas Glover u prit nga kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe më herët nga kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Mediu ka zbardhur edhe se çfarë ka diskutuar me delegacionin e OSBE-ODIHR. Mediu i kërkoi ambasadores Glover prezencë sa më të madhe të tyre në monitorim dhe me një përqendrim sa më të madh në zonat zgjedhore më problematike  si Elbasani, Durrësi, Tirana, Shkodra etj 

"1.Për shkak të mungesës së vullnetit politik është ndërprerë  dhe ka dështuar  reforma  zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit,,ndonëse nga shumë faktorë politik dhe civilë  janë propozuar në kohë për diskutim dhe vendimarrje drafte me rëndësi..

 2.Njësimi i Partisë Socialiste me shtetin dhe përdorimi i shtetit dhe administratës publike për zgjedhje është flagrant duke ushtrar presion për të votuar mazhorancën, shoqëruar me tërheqjen e kartave të identitetit apo blerja e votës. 

3.Përdorimi i aplikacionit " aktivisti" është po ashtu në shkelje të ligjit si vazhfim i praktikës së “patronazhistit” denoncuar tashmë nga OSBE/ODHIR në zgjedgjete fundit.  

4.Përdorimi abuziv i fondeve të buxhetit për fushatë elektorale për ngritje pagash apo penaionesh për qëllime elektorale.

5- e votuesve në qëndra të ndryshme përpara zgjedhjeve Zhvendoaja duke krijuar konfuzion tek votuesit.

6-Kontrolli mbi mediat dhe hapsirat publike për propogandimin e fushatës ku cdo hapsirë private publike është bllokuar nga pushteti.   

7-Rritja gati dyfish i numrit të punonjësve  në mënyrë abuzive në bashki dhe institucionet shtetërore për fushatë elektorale.

8- Pengimi me urdhër nga Ministritë përkatëse i pedagogëve dhe arsimtarëve për të kadndiduar për këshillat bashkiak në shkelje të kushtetutës", ishin kërkesat e Mediut. 

Këto takime të Glover vijnë pas takimeve që ajo zhvilloi me kryeministrin Rama, Ilir Metën e Sali Berishën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:44
Shefja e OSBE-ODIHR-it: Po vëzhgojmë nga afër situatën politike! Do kemi 24 vëzhgues afatgjatë

 

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover thotë se po e vëzhgon nga afër situatën politike dhe këndvështrimet e kaheve politike.

“Kam patur takime interesante. Jemi duke vëzhguar nga afër situatën politike dhe këndvështrimet e të gjitha kahëve politikë. Ne me siguri do të kemi  24 vëzhgues që do të jenë afagjatë dhe një shumë më i lartë afatshkurtër”, tha Glover.

Ndërsa për takimin me Sali Berishën, Glover tha se ishte shumë interesant dhe nuk dha më shumë detaje.

Ora 12:41
Alibeaj pas takimit me Glover: E informova për fushatën zgjedhore, shkeljet e qeverisë dhe situatën në PD! Berisha na ka zaptuar selinë

1681900121_Screenshot4.jpg

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas takimit me shefen e OSBE-ODHIR. Për gazetarët, Alibeaj tha se ka njoftuar Glover për mënyrën se si është zhvilluar fushata deri më tani, dhe për shkeljet që ka bërë qeveria, sipas tij duke dhënë tendera apo duke vënë administratën në funksion të zgjedhjeve. Alibeaj thotë se e ka njoftuar Glover edhe se institucionet nuk kanë marrë masa për përjashtimin nga gara të kandidatëve me rekorde kriminale.

Alibeaj tha se e ka njoftuar Glover edhe për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike dhe pozicionin që ata kanë mbajtur kundrejt grupit të Sali Berishës.

“I bëra të qartë, për t’i dhënë ndihmë dhe informacion të plotë për mënyrën se si deri tani fushata është zhvilluar, i bëra të qartë të gjitha shkeljet ligjore që janë bërë deri tani nga qeveria, buxhetin e shtetit të përdorur, tenderat e hapur, aktivistin që ka në funksion të plotë, administratën që e kanë vënë në funksion të zgjedhjeve. I bëra të qartë të shkeljet ligjore të bëra nga KQZ që nga momenti i mosregjistrimit  të PD-së, nga momenti i zvarritjes në KQZ, në KAS, nga që nuk ka marrë masat e duhura për të përjashtuar ata kandidatë që rezultojnë me rekorde kriminale. I bëra gjithçka atë qartë lidhur me procesin zgjedhor, dhe situatën brenda PD.

Problemin e dimë të gjithë, fakti që ne qëndrojmë në seli të marrë me qira dhe se selia jonë është e zaptuar në mënyrë të paligjshme, ajo frekuentohet nga njerëz që nuk përfaqësojnë PD. I bëra të qartë çështjen e mosfigurimit të kryetarëve që garojnë, besoj e kuptoni për çfarë bëhet të qartë. Saktësova edhe se kush janë subjektet zgjedhore dhe keqpërdorimin që bëhet.

I bëra të qartë situatën brenda PD, arsyen përse ka ndodhur, pozicionin që kemi mbajtur, përdorimin më mënyrë të padrejtë dhe të mediave dhe financimit të partisë. PD gjatë gjithë kësaj periudhë është nisur të bëjë një fushatë për qytetarët kundër regjimit, është e papranueshme që kandidatët tanë të ndodhen në sulme nga qeveria dhe ajo pjesë që pretendonte dikur që është PD.

Ka një vit e ca që kjo parti është në një person dhe gjuhë linçimi, baltosje. Njerëzit tanë nuk e kanë imagjinuar ndonjëherë të ndodhen në presion nga një palë tjetër.  Demokratë deri dje kanë qenë bashkë kundër qeverisë, sot ndodhen edhe nën presion ndaj ish-kolegëve, të shitur, të blerë, ju konsideroni se kjo nuk është atmosferë mbytëse”, tha Alibeaj.

Alibeaj tha se qeveria ka dhënë tendera dhe ka rritur pagat për efekt elektoral.

437 mln euro tendera është hapur nga kjo qeveri vetëm në këto dy muaj, 3100 punësime janë bërë, rritja e pensioneve, rritja e pagës minimale, 1900 mijë njerëz në administratën publike për shkak të rritjes së habitshme të pagës janë të injektuar në vullnetin e tyre dhe kanë deformuar vullnetin e tyre për zgjedhje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 20/04/2023 06:36

    Alibeaj,ti lodhesh kot sepse me 1 apo 2000 anetar qe te vijne ty nga mbrapa nuk mund te jesh kurre perfaqesues i PD.es.

    Përgjigju
  • Iris: 20/04/2023 02:03

    Duhet te jete shume interesante te jesh ne pozicionin e ketyre verzhguesve nderkometare, kur je i detyruar te degjosh me kujdes pretendimet e te gjitha paleve ne zgjedhje,opozita qe akuzon kundershtaret per te shkelje zgjedhore te qena e te paqena dhe pozita qe premton per zbatim te rregullave te lojes,pavaresisht nese eshte e vertete apo jo.Duhet te mbajne nje fytyre /pokeri/,pa dhene asnje sinjal e pa shprehur asnje mendim qe mund te perdoret,ose te keqkuptohet nga palet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari