TIRANE - Deputetja PS, e 11-ta në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit, Shega Ligori ka deklaruar dje tërheqjen nga politika për t’iu përkushtuar avokatisë.
“Përshëndetje të dashur miq, Në përfundim e sipër të mandatit tim si deputete e PS në Kuvendin e Shqipërisë e teksa po përmbyllen listat e kandidatëve për legjislaturën e ardhshme, dua t'ju bëj të ditur vendimin tim për t'u tërhequr nga politika aktive.
Do t’i rikthehem profesionit të avokatit, që e ndërpreva 4 vjet më parë. Nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua, por besoj se është i duhuri. Mirënjohje PS, kësaj familjeje të madhe e fisnike që më besoi një detyrë të lartë dhe të nderuar.
Shpresoj shumë ta kem merituar besimin që më falët. Mirënjohje qytetarëve të qytetit tim të lindjes, Elbasanit. Mirënjohje qytetarëve të Cërrikut dhe Belshit. Krenare që ju kam përfaqësuar!
Mirënjohje të gjithë qytetarëve që u bashkuan në betejat tona opozitare, në protesta e demonstrata e deri tek greva e urisë e atyre grave e burrave që sakrifikuan gjithçka në betejën për votën e lirë.
Mirënjohje e respekt për ata njerëz të pafajshëm që humbën jetën më 21 janar në mbështetje të kauzës sonë. Mirënjohje Grupit Parlamentar të PS, për angazhimin opozitar, dinjitoz dhe të vështirë, në këto katër vjet.
Mirënjohje për familjen e të afërmit që më qëndruan pranë e më mbështetën. Një ndjesë të sinqertë për të gjithë ata që mund t'i kem prekur me pa të drejtë gjatë veprimtarisë sime politike.
Së fundi, për të gjithë ju, të dashur mbështetës, miq e kolegë, uroj nga zemra një fitore të merituar më 23 qershor e suksese në rrugën e progresit. Juaja, Shega”, shkruan Ligori në profilin e saj në rrjetin social Facebook.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com