Tepelenë dhe Gjirokastër, shega, fruti i njohur për vlerat kurative dhe shijen unike, po kultivohet gjithnjë e më shumë nga fermerët por mungesa e tregut dhe mbështetjes shtetërore po kthehet në pengesën më të madhe për ta.

Në fshatin Hormovë të Tepelenës, Naim Kokona është ndër të parët që ka vendosur t’i rikthehet bujqësisë pas emigracionit. Pasioni i tij për tokën është përplasur me realitetin e vështirë të tregut ndaj po mendon ta braktise serish vendin.

“Shegët këtu janë autoktone. Nuk i stimulojmë me plehra kimikë, janë bio. Por treg nuk ka fare, as industry perpunimi. Ne i shesim me të njohur, tek njerëzit tane. Kam mbjellë mbi 1 mijë rrënjë pemë të ndryshme, por është një tallje me fermerin"-thotë fermeni Kokona.

Per fermerin sfida e vërtetë nuk është në parcela por ne gjetjen e tregjeve. 

“Lajthite tashme kane thare se nuk ka treg, as subvencion nuk ka. Edhe me sheget dalim me humbje. Kemi falimentuar, do kthehem sërish në emigracion",- shton fermeri.

Edhe në Gjirokastër, shumë fermerë kanë investuar në shegë duke parë potencialin e saj si kulturë fitimprurëse. Njëri prej tyre është Beqir Gjika, në fshatin Shtepëz, që ka kultivuar një mijë rrënjë shege.

“Unë kisha lexuar që shega cilësohet ‘mbretëresha e frutave’. Kjo më shtyu ta kultivoj. Kam mbi një mijë rrënjë, u hedh vetëm me pleh organik dhe ujë. Deri vjet e shisja në Gjirokastër, këtë vit po kërkoj tregje të tjera sepse këtu është problematike",- tha Gjika.

Nga shteti merr vetem naftën por kjo nnuk mjafton.

“Deri tani çdo gjë nga xhepi ynë, nuk kemi marrë asnjë ndihmë përveç pak nafte",- shton fermeri.

Në qarkun e Gjirokastrës janë regjistruar mijëra drurë frutorë, mes tyre edhe shegët. Prodhimi i këtij sezoni është i bollshëm dhe çmimi i shumices varion nga 50 deri ne 70 lek per kg.