Shehaj i PD-së: Qeveria në gjumë për koronavirusin, merrni masa të shmangim tragjedinë

Shehaj  i PD-së: Qeveria në gjumë për koronavirusin, merrni masa të shmangim tragjedinë

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj shprehet se qeveria shqiptare ka rënë në gjumë përsa i përket rrezikut nga koronavirusi, që i vjen nga Italia. Ai thotë, se nëse sot marrim masat e duhura mund te shmangim nje tragjedi. "Italia është në një gjendje emergjence të paprovuar, ka shpallur shtetrrethiminn e rajoneve të tëra për të kontrolluar në menyre të dëshpëruar epideminë që nuk ndalet, të prekurit rriten me mbi 1000 raste në ditë dhe spitalet po shkojnë drejt kolapsit nga numri i lartë i pacientëve. Ndërsa në Shqipëri, qeveria duket se ka rënë në gjumë për rrezikun e koronavirusit që i vjen nga Italia dhe ka kthyer në prioritet refugjatët sirianë e jo qytetarët e vet. Në Itali, epidemia nisi para rreth 2 javësh, pasi hyri i infektuari i parë, dhe para se të shpërthente në mënyrë masive nuk dha asnjë shenjë. Duhet ti lutemi Zotit që kjo gjë të mos ndodhë në Shqipëri, por duhet t’i bëjmë presion qeverisë të mbajë gjithë vëmendjen tek parandalimi i futjes së virusit në Shqipëri. Shqetësimi im mund t’i duket dikujt i ekzagjeruar, por nëse sot marrim masat e duhura mund te shmangim nje tragjedi" shkruan Shehaj.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Sugjerimi i MSH: Të vetëkarantinohen personat që vijnë nga zonat e prekura! PD: Të shpallet emergjenca, Meta të mbledhë 'Sigurinë'


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump