Shehaj kërkoi të flasë më gjatë
Braçe s'e lejon, përplasen/VD

Shehaj kërkoi të flasë më gjatë<br />Braçe s'e lejon, përplasen/VD<br /><br>
Ka përfunduar në një përplasje frontale mes dy deputetëve Shehaj e Braçe debati në Komisionin e Ekonomisë, ku shkak mësohet të jetë bërë koha e debatit. Kanë qenë dy deputetët Agron Shehaj i PD dhe ai i PS, Erjon Braçe, që kanë debatuar ashpër mes tyre, duke bërë që të ndërhyjë Garda për të qetuar situatën. Agron Shehaj ka kërkuar të flasë më gjatë, si dhe ministra Gjonaj të qëndrojë më shumë në komision, por nuk është lejuar nga kreu i komisionit, Braçe.

Pas kësaj, deputeti demokrat i është afruar kreut të komisionit, Braçes, i tensionuar, por ka qenë një gardist që ka ndërhyrë menjëherë, duke kapur për krahësh Shehajn për ta larguar. Menjëherë pas kësaj situate, deputeti Shehaj është larguar nga salla e Kryesisë, ku po mbahet mbledhja e komisionit.

Mësohet se ka qenë duke u diskutuar për organet e Vettingut, ku e pranishme ka qenë dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Aty ka ndërhyrë deputeti i PD, i cili ka thënë se këto organe nuk do të jenë të pavarura, dhe pas kësaj deklarate situata është tensionuar, duke përfunduar në një përplasje mes dy deputetëve.

Ndërkohë, pas largimit të Shehajt, kanë lënë komisionin edhe anëtarët e tjerë demokratë, ndërsa ka qënduar deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto. Pas largimit të demokratëve, mbledhja ka vijuar normalisht nga socialistët dhe Haxhinasto i LSI, ku vetëm pas pak minutash janë rikthyer deputetët e djathtë, ku mungonte vetëm Shehaj.

Kjo nuk është përplasja e parë mes dy deputetëve Shehaj e Braçe, të cilët kanë qenë edhe në mbledhjet e kaluara protagonistë të debateve të forta. Kështu, vetëm një javë më parë, po këto dy deputetë zhvilluan një debat të ashpër mes tyre, i cili përfundoi me ‘çmimin e kostumeve që kishin veshur’.

"Ky gazetar i Zëri të Popullit asnjëherë nuk e ka vënë kokën në trotuar, jo si ti që e ke kostumin 1500 euro. Mund të të çoj unë tek një djalë në Shkodër që të bën një kostum me 300 mijë lekë", iu drejtua Braçe, Shehajt.

Debati Shehaj-Braçe, përfshihet dhe Tabaku
Shehaj: Zoti kryetar unë personalisht nuk kam shumë eksperiencë në politikë dhe në komisione. Por, këtë sjellje që shoh nga ana juaj në këtë komision…
Braçe: Faleminderit shumë, mua nuk më vlerësoni dot sjelljen. Faleminderit, nuk ka fjalë për…Nuk jemi mbledhur këtu për mua. Më vjen keq.
Tabaku: Ka të drejtën e fjalës.
Braçe: partia jua, thoni ça të doni se s’më intereson fare.
Tabaku: E kam për procedurë.
Braçe: Zonja Tabaku, edukatë morale nuk duroj dot unë.
Tabaku: E kam për procedurë.
Braçe: Më vjen keq! Të vijë ministri tjetër.
Tabaku: Në qoftë se do ta vazhdosh mbledhjen vetëm…vazhdoje.
Braçe: Si ta keni, pa asnjë problem fare.
Tabaku: Zoti kryetar kur kërkojnë fjalën anëtarët e komisionit mund të kenë pyetje edhe më të gjata.
Braçe: Jo, pyetje jo. Pyetje të gjatë nuk janë komente.
Tabaku: Ashtu siç i kanë pyetjet, nëse s’marrin përgjigje…
Braçe: Zotëria e tha vetë “Ky ishte opinioni im për çfarë tha ministrja”. Më vjen keq. Pse do ta bësh opinionin pyetje. S’ka pikë kuptimi. Ndryshe si bie radha asnjërit në këtë komision.
Shehaj (pa mikrofon, në këmbë): Zoti kryetar jeni të pangopur. Nuk të mjaftuan 27 vjet.
Braçe: Më duhen 38 mln dollarë.
Shehaj: Të duhen 38 mln dollarë ë…I pangopur.
(Shehaj në këmbë dhe i afrohet Braçes”
Braçe: Hajde, hajde (me shenjë që të largohet).

Braçe çohet më këmbë dhe i afrohet deputetit të PD-së, duke i thënë disa herë të ikë. Madje
Braçe: Ik tani, ik tani! Ik se ... Ik se e mora vesh.
Tabaku: Zoti Braçe…
Braçe: Po ik tani. (Shehajn e tërheq gardisti. Braçen e tërheq deputeti i PS-së Anastas Angjeli).

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi