Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka kërkuar që të jetë prezent në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku do shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut. Shehaj u shfaq në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe kërkoi që të futej në mbledhje për të parashtruar kërkesën e tij dhe më pas Këshilli të shprehej me vendim. Por, mbledhja ka nisur me dyer të mbyllura, ndërkohë Shehaj akuzoi për pazare PS-PD.

“Duan ta mbyllin mbledhjen, duan të mbrojnë Ballukun, në fakt mbrojtja është për Ramën, se Balluku ka ikur dhe s’ka asnjë shans që të shpëtojë. Për të drejtat më elementare duhet të luftojmë, duhet të përplasemi. Kërkojmë të drejtën tonë për të qenë prezent në mbledhjen e Këshillit që do të vendosë fatin e Ballukut. Iu kemi dërguar një shkresë. Pse më shtyni. Kemi bërë një kërkesë, kemi të drejtë të parashtrojmë këtë kërkesë. Duhet të nisë më dyer të hapura dhe të parashtrojmë kërkesën. Vazhdon avazi PS-PD, askush nuk duhet t’iu prishë planet e pazaret”, tha Shehaj.

Me Shehajn ishte edhe deputeti Erald Kapri, i cili më pas u largua për t’iu bashkuar protestës së Partisë Mundësia para Kuvendit.


Lajmi kryesor:

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve! Prokurorët lexojnë kërkesën, zv.kryeministrja çon avokatin