Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Agron Shehaj, akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka mbajtur premtimin në lidhje me dëmshpërblimet pas përmbytjeve të dimrit të vitit 2015.
/Shqiptarja.com
Shehaj riktheu në vëmendje se qindra banorë të dëmtuar dy vite më parë nuk janë kompensuar ende, ndaj shtoi se kompensimi që premton për dëmtimet e këtyre ditëve është vetëm shfaqje e Ramës.
“Këta banorë të përmbytur në 2015 u mashtruan dhe akoma po presin kompensimin e premtuar nga Rama. Sot Rama bën shfaqjen e radhës dhe iu premton kompensim për 2017. #ramaperoscar”, shkruan deputeti Shehaj në ‘FB’.
(Postimi i Agron Shehajt në Facebook)
d.c./shqiptarja.com











