Shehi: Berisha e shkatërroi
PD, Basha detyrë ta bashkojë

Shehi: Berisha e shkatërroi<br />PD, Basha detyrë ta bashkojë
TIRANE - Aleati besnik i Partisë Demokratike Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar flet për një situatë të vështirë në të cilën ndodhet aktualisht opozita shqiptare. E ndërsa përgjegjësin e vetëm për shkatërrimin e PD-së sheh Sali Berishën, liderin historik të të djathtëve, zoti Shehi thotë se është kryetari Lulzim Basha i cili duhet të bashkojë të djathtën dhe të marrë teza të mëdha politike. Sipas tij. dëshira e Berishës për të pasur pushtet me çdo kusht e solli PD-në në këtë gjendje. "Shpresoj që Basha mos të jetë kështu - shtoi Shehi - dhe mos të bëjë të tilla akrobacira".

“Nëqoftëse do të bëjë liderin duhet të ketë zotësinë për t’i bashkuar gjithë këto pjesë gjithë këto kontribute, dhe jo vetëm ata brenda PD-së. Unë i shikoj gjysmat e personazheve jashtë Partisë Demokratike, duhet të bashkojë edhe ata, që mund të ndodhen edhe në opozitë edhe në mazhorancë, qytetarët e thjeshtë që rrinë në shtëpi…Të bashkosh shqiptarë pa një stimul pushteti në një vështirësi mos humbje të dytë, sigurisht që nuk është e lehtë, por kjo është rruga dhe ajo ka malore. Ai duhet ta tërheqë. Ju zotëri e keni ju në dorë, jeni ju i par ii përbashkët, keni për detyrë t’i jepni mundësi t’i shtoni kapacitetet e veta, t’i afrohet këtij harku të djathtë, nëse duam të kemi një forcë garuese”, u shpreh Shehi.

Në një bisedë në studion e emisionit “Rreze Dielli” me gazetarët Denis Minga dhe Eneida Xhelili, kreu i LZHK-së tha se brenda Partisë Demokratike ende nuk ka debat kur kanë kaluar 2 humbje radhazi, në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.

dashamir shehi

Shehi i sheh pozitive pakënaqësirë që shprehen ndaj politikës që PD ndërmorri në zgjedhjet e fundit dhe humbjes edhe në ato bashki që ishin bastion i së djathtës, por aleati i PD-së thotë se ky debat nuk duhet të shërbejë për të krijuar “armiqësi”, siç ai thotë se ndodhte në kohën e “autoritetit të padiskutueshëm” të Berishës.

 “Ky lloj debati është pak i vonuar duhet të ishte bërë për zgjedhjet politike. Ndonjëherë harrohen rrënjët e gabimeve, historiku zgjedhor. Kapen me: Kush ishte fajtorë, e kishit fajin ju të vjetrit, ju të rinj? Është normale që ka pakënaqësi. Unë gjykoj që çdo lloj debati brenda PD-së, duke qenë një parti e dominuar nga autoriteti i padiskutueshëm si Berisha ku debati merrte formën e armiqësisë, duket se çdo lloj pakënaqësie që është normale për një  parti të madhe, është edhe më normale për një parti në opozitë. Unë do të doja të kishte debat. “Lufta” mes të vjetërve dhe të rinjve nuk e shoh aspak negative. Gjithsekush sheh perspektivën, dëshira për të fituar një mandat parlamentar brenda zgjedhjeve të 2017-ës. Nëqoftëse këto bëhen transparente unë do t’i quaja të shëndetshme për politikën. Edhe kjo luftë brezash..duke bërë si hileqar, duke mbuluar defektet aty ku nuk janë realisht rikthehet në një sherr të brendshëm politik”, tha aleati i demokratëve, Dashamir Shehi.

shehi

Referuar protestave për kauza të ndryshme kundër qeverisë, Shehi thotë se para se të thërrasë popullin në protestë, kryedemokrati Basha duhet të masë fuqitë, që të mos përfundojë në situatën e “shesheve bosh”. Për Shehin, PD-ja duhet të krijojë një tezë të fortë politike përtej dëshirës për të marrë vota, dhe këtë kreu i LZHK-së e sheh në forcimin e shtetit ligjor.
 
“Protestat nuk janë asgjë kundër demokracisë, i takon opozitës të kulmojë me protestë në disa teza. Koha ka kaluar për protesta, opozita duhet të masë fuqitë, kapacitetet organizative, se dil e dil e pastaj janë shumë pak njerëz, nuk shkon. Opozita është gjithnjë problem. Ardhja në pushtet është rruga e eliminimit të problemeve. Problemi kryesor është të bëjë një ofertë të besueshme. Shqipëria është një vend i vogël tezat e mëdha i interpretojnë njerëzit. Shumë teza janë të personalizuara, me drejtuesin, opozita shqiptare duhet të marrë teza të mëdha politike. Si do ta ribëjmë shtet, të ndryshojmë kushtetutën, drejtësinë, të ndryshojmë ligjin zgjedhor që të mos kemi këto lloj mazhorancash që kemi sot”, tha Shehi.

shehi

Në fokus të bisedës në studion e “Rreze Dielli” u vendos edhe vendimi i pafajësisë për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardfian Fullani. Shehi tha se si qytetar, pasi u kujdes të mos komentojë vendimin e gjykatës, priste që të gjykohej më gjatë, pasi vendimi qe e shpalli te pafajshem Fullanin u mor pas vetem 3 seanceve.

 “Është krijuar një mish-mash milionash korrupsioni...unë do t’i leja qetësisht të vazhdojnë punën e vet”, - tha Shehi.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'