Orges Shehi e ka nisur me humbje aventurën te Tirana, pasi bardheblutë u mposhtën 3-1 me përmbysje në klasiken e Shqipërisë kundër Vllaznisë. Goli i Redon Xhixhës dha përshtypjen se Tirana nuk do dilte pa pikë nga Shkodra, por të besuarit e Martinit barazuan shpejt me Bismark dhe në pjesën e dytë përmbysën me një autogol dhe vulosën fitoren me Bekim Balajn.
Për Vllazninë 3 pikët ishin shumë të rëndësishme për të vijuar të qetë në krye të renditjes, ndërsa Tirana me këtë humbje zhytet akoma më shumë. Bardheblutë që luftojnë për mbijetesë, rrezikojnë të zbresin në vendin e fundit, pasi kjo ishte ndeshja e parë e javës së 26. Të shtunën do të luhen 4 përballjet e tjera që do përcaktojnë shumë për fundin dhe kreun e renditjes.
Komente







