TIRANE - Kur kanë mbetur rreth dy javë nga mbledhja e parlamentit të ri, dhe Partia Demokratike lë qeverisjen, Dashamir Shehi sugjeron një opozitë të fortë e konstruktive, që duhet përqendrojë energjitë e saj tek reformat kushtetuese. Ai vlerëson se janë të domosdoshme ndërhyrjet në ligjin e zgjedhjeve dhe në ndarjen administrative të vendit. Kjo lloj opozite sipas Shehit kërkon një riorganizim të së djathtës, personazhe dhe ide të reja e shmangie të të bërit politikë rurale.
"Kjo maxhorancë që ishte sot ka takuar fundin. Kaq poshtë nuk ka qenë ndonjëherë në 20 e ca vjet. Tani i takon ngjitja, por ngjitja do të bëhet me personazhe të reja, ide të reja. Duhet të largohet nga kjo butafori politike, pak rurale", thotë Shehi. Por a mundet Lulzim Basha të ushtroj detyrën e kryetarit të PD, me Sali Berishën ende aktiv në politikë? "Unë e gjykoj që zoti Basha i ka të gjitha mjetet e nevojshme.
Është kryetar i partisë më të madhe opozitare, është kryetar i bashkisë më të madhe të Shqipërisë. Berisha në një farë mënyre është larguar", thotë Shehi. Në zgjedhjet e 23 qershorit PD kërkoi marrjen e një mandati të tretë por shqiptarët votuan aleancën e majtë duke i dhënë asaj 83 mandate.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.08.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com