Shehi këshillë Bashës: Në takimin
me Ramën bëhu vendimmarrës
Reforma heq një grup horrash nga politika

Shehi këshillë Bashës: Në takimin<br />me Ramën bëhu vendimmarrës<br />Reforma heq një grup horrash nga politika
Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi i ftuar në emision "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, këshillon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për kërkesat e opozitës në takimin me kreun e mazhorancës, Edi Rama. Sipas Shehit, në tryezën e të hënës me kryeministrin Rama, Basha duhet të bëhet vendimarrës që tryeza të dalë me rezultate përsa i përket reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore. Sipas Shehit, njerëzit kanë shpresë në këtë tryezë e cila duhet të merret me këto reforma të rëndësishme dhe jo me emrin Elvis Rroshit.

Sipas Shehit, nëse palët të hënën do të merrem ne rastin Rroshi, atëherë tryeza më mirë të mos zhvillohet. 

Gjithashtu, kreu i LZHK tha se reforma në drejtësi në radhë të parë duhet t'i shërbejë qytetarëve, por pa dyshim që do të godasë edhe një grup horrash nga politika. 

Ndryshimet që keni propozuar në Kodin zgjedhor, a besoni se do të merren parasysh nga partitë e mëdha ?
Unë uroj që ky Kod Zgjedhor të ndryshojë. Të ngremë këtë institucion, u bënë vite që nuk besojmë më në zgjedhje. Unë jam i idesë për radikalizim, nuk është ndonjë gjë e re sepse në qëndër është numërimi elektronik. Zoti Basha është dakort. Sistemi do reformuar.

E zgjidh përfundimisht numërimi elektronik problemin?
Jo, unë gjykoj dhe dyshoj se është 70-% e problemit. Historia që vidhen votat duhet të mbyllet dhe ky lloj numërimi e zgjidh këtë problem. Dakort është PD, PS, LSI, nuk e kuptoj kush e pengon. Është një platformë e negociushme.

Po në zonat rurale a është e vështirë ?
Jo sepse makineria është e njejtë kudo, madje atje është më e lehtë sepse ka popullsi më të vogël. Është teknikisht e zgjidhshme.

Një pikë që keni propozuar, depolitizimi i komisioneve? PD deri tani e kundërshton ?
Jo, zoti Basha është shtrirë më shumë madje. Ne mund të depolitizojmë komisionet pasi me përfshirjen e teknologjisë roli i tyre minimizohet. Nga ana tjetër, do doja lista të hapura për t'i lejuar qytetarit një sistem maxhoritar. Meqë partitë nuk kanë një demokraci të shkëlqyer brenda tyre, qytetarët mund t’i zgjedhin vetë përfaqësuesit.
 
Ju keni kërkuar që njerezit që do të menaxhojnë nesër komisionet të vijnë nga sisitemi i drejtësisë por këtu ka një pikëpyetje pasi sistemi i drejtësisë është i sulmuar dhe i paragjykuar?
Është i sulmuar po zgjedhjet janë pas një viti dhe me reformimin e sisitemit të drejtësisë gjërat do të ndryshonin. Megjithatë njeërzit mund të vinin dhe nga pjesë të tjera të administratës si psh mësuesit .  
 
Lidhja që PD i ka bërë reformës në drejtësi, me votimin dhe numërimin elektronik si ju duket?
Une jam dakort, për kushtëzimin. Po të ishte kushtëzuar 6 muaj më parë ne do kishim një rrugë të bërë në drejtësi. Basha është kujtuar vonë. Por më mirë vonë se kurrë.

Mbetemi tek reforma në drejtësi, ne kemi një deadline nga ndërkombëtarët. PD është hezituese, pse ?
Nuk ka asgjë të jazshtëzakonshme, sepse PD është në opozitë. Është dyshuese sepse kjo reformë i afekton direkt. PD në 8 vite pushtet nuk është se nuk ka vendos njerëzit e vet tek sisitemi i drejtësisë. Në këto 3 vite PS ka fillu një tentativë për të çmontuar telajën e PD-së për të futur njerëzit e saj. Reforma nuk është për të larguar të partisë dhe për të vendosur sërisht të partisë por për të vendosur njerëz të pavarur. Në qoftë se ndodh kështu Reforma do funksiononte.

Ky draft i ndërkombëtarëve është gati, pse PD nuk i bindet ?
Duhet t’i pyesni ato, nuk jam njeri i jurispudencës. Ne kemi krijuar një Komision, pavarësisht se në këtë proces do të doja të kishte nje transparencë më të madhe. Gjithashtu do të doja një thjeshtësim më të madh për ta kuptuar nga qytetarët. Reforma duhet t’i ofrojë shqiptarëve nje minimum drejtësie por gjithashtu duhet të dënohen edhe një grup horrash nga politika.

Në këtë kuadër a do të ketë dënime të zyrtarëvë të lartë si në Rumani,  Kroaci apo Bullgari?
Unë uroj dhe shpresoj se edhe në Shqipëri do të ndodhë.
 
Të hënën eshtë takimi Basha-Rama. Kryeministri është më i qartë por PD nuk është e qartë ?
Unë e gjykoj që Basha është i qartë në idetë e tij. Basha ka një rast të mirë në këtë takim. Unë jam optimist që nga kjo punë do të dalë diçka e mirë. Nuk duhet të jemi skeptik.

Keni informacione se kush do jetë me Bashën në takim ?
Jo nuk kam informacion dhe as interes të di me kë do jetë Basha, ky është informacion i dorës së dytë. Kjo është një ditë e rëndësishme, një moment i rëndësishëm politik. Basha duhet ta intepretojë, ta marrë vendimin ai. Të dalë nga ky takim më një rezultat.

Dekriminalizimi, a po jep frutet e prituara?
Ideja që nuk është efikas është e gabuar. Ka ndodhur shumë gjëra deri tani, 3-4 deputet kanë ikur nga maxhoranca. Janë shumë nga 120 veta.  E ka dhënë efektin, pavarësisht arsyeve që kanë pasur. Do ikin disa këshilltarë, deri në fund të mandatit do kemi pastrim të pjesshëm. Deri në fund të vitit do behen lista. Atje do jepet efekti më pozitiv. Do krijohet një frymë me e re.

A kanë kosto për PD-në ? Rasti i Nokës, Strazimirit ?
Unë gjykoj se rastet e PD-së, kanë një kosto. PD duhet ta mbledhë mendjen a duhet t’i mbrojë deputetët. Nuk janë raste të krahasueshme, rasti i Strazimirit nuk besoj se ka lidhje me krimin. Mbajtja e pistoletës është një budallik, ndërsa me Nokën nuk gjykoj dot. Në qoftë se 19-vjeçar ka kaluar kufirin ka bërë mirë.

Bashkiaku Roshi dorëhiqet nga dorëheqja, si e gjykoni ju këtë zhvillim ?
U bë teatër edhe i takon Ramës se çfarë do të ndodhë. A ikën apo jo i takon Ramës. Topi i ngelet Ramës. Gjithashtu kjo i takon edhe drejtësisë, për të gjetur letrat. Unë gjykoj që tryezën të hënën ta përdorin përtej Roshit ose nëse duan të mërren më Roshin më mirë mos të bëjnë farë tryezën.  Shqiptarët presin një shpresë për reformën.
 
Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi