Dashamir Shehi deklaroi se për të rinjtë, një mandat i tretë për Edi Ramën do të thotë më shumë largime jashtë vendit. Aleati i Lulzim Bashës, Shehi tha se opozita po bindin qytetarët të mos e shesin votën sepse me paratë që do të marrin në këmbim nuk do të blejnë dot as biletën për azil.
Gjatë një takimi me të rinjtë në Kashar, Shehi tha se qeveria Basha ka prioritet zhvillimin e zonave rurale dhe integrimin.
“Me paratë që do të shisni votën nuk mund të blini dot as biletën e autobuzit për azil! Kashari dhe periferia e Tiranës ishte ndalesa ime e radhës këtë të shtunë, ku takuam me dhjetëra banorë, mes tyre dhe shumë të rinj. Këta të fundit më shprehen dëshirën dhe vullnetin për angazhim maksimal në fitoren e 25 prillit, pasi për ta një mandat i tretë i Edi Ramës do të thotë vetëm emigrim. Ata u shprehën se po bindin banorët e zonës të mos pranojnë para për vota, pasi me ato para do paguajnë vetëm një pjesë të biletës për emigrim për fëmijët e tyre. Kashari prej tetë vitesh është diskriminuar nga qeveria dhe bashkia, të cilat për këtë zonë nuk janë kujdesur as për investime të paktën në 3D. U zotova para banorëve të Kasharit se shqetësimet e tyre nuk do mbeten pa zë në legjislaturën e ardhshme. Qeveria Basha ka prioritet zhvillimin e zonave rurale dhe integrimin e tyre ne pjesën e qytetit. Panorama në Kashar pas 25 prillit do ndryshojë si në mbarë vendin!", tha Shehi.
Pijanec i degraduar...
Përgjigju