Shehi: Në orën 9 të votonim
Vettingun, në 11 Rama të ikte
"Presidenti në Shqipëri, punëtor partie"

Shehi: Në orën 9 të votonim<br />Vettingun, në 11 Rama të ikte<br />
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, shprehet se opozita është gati të votojë ligjin e Vettingut në Kuvend, nëse Edi Rama premton se do largohet nga detyra pas këtij momenti.

I ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Shehi theksoi se opozita kërkon lëshime në këmbim të votës që do çlironte ligjin më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.
 
"Kjo nuk është drejtësi për shqiptarët. Por kosa në dorë e Edi Ramës për të masakruar kundërshtarët. Kjo nuk ka lidhje fare me reformën. Por për efekt psikologjik, unë e kam thënë se do ta kisha votuar dhe qeveria të lironte zyrat Pra, ne votojmë Vettingun në orën 9 dhe në orën 11 Rama të largohet. Ka një shkëmbim këtu. Ky po merr pushtetin e drejtësisë që nuk i takon dhe të dorëzojë pushtetin tjetër që zgjedhjet të bëhen të lira", u shpreh Shehi. 

Aleati i Bashës theksoi gjithashtu se opozita nuk do bëhet pjesë e zgjedhjes së Presidentit. Sipas tij, "Presidenti i Shqipëri është kthyer në punëtor partie". 

Gjithashtu, Shehi kërkon që deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha nga "Çadra e Lirisë" në Bulevard për marrje të pushtetit me dhunë të mos merren seriozisht.

Sipas tij, edhe protesta e 7 majit e opozitës në Kavajë, ditën e zgjedhjeve për bashkinë e këtij qyteti, do të jetë paqësore. 

VIDEO/Emisioni 45 Minuta, i ftuar Dashamir Shehi
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë