Shehi:PS-ja ka në plan të bëj puç
demokratik,prandaj do protestojmë

Shehi:PS-ja ka në plan të bëj puç<br />demokratik,prandaj do protestojmë<br>
Pas mbledhjes së opozitës në ambientet e selis së Partisë Demokratike ka ardhur edhe deklaratë për media e Dashamir Shehit, Kryetari i LZHK.

Shehi ka thënë se nuk e kishte menduar se PS-ja do arrinte deri tek kapja e kryeprokurorit të ri, por kjo është në shkelje të ligjit dhe parimeve demokratike.

Reagimi i plotë:

Ne bëmë një takim me Z.Basha dhe të gjitha partitë opozitare, ata që janë në parlament ose jo diskutuam për organizimin e protestës gjatë ditës së nesërme. Protesta do të ketë dy pjesë, atë parlamentare dhe opozitën e deputetëve brenda parlamentit bashkë me popullin jashtë parlamentit.

Sensibilizimi jonë është të sensibilizojmë të gjithë shqiptarët për këtë që po ndodh, është një gjë shumë e rëndë, në këtë vend kanë ndodhur të gjitha zullumet.

Të shkelet kushtetuta kaq hapur nuk kishte ndodhur ndonjëherë, këtu janë kapur të gjitha institucionet me radhë këto pesë vitet e fundit duke filluar nga banka qendrore dhe të gjitha institucionet me radhë.

Nuk e kishim menduar se mund të arrinin deri te prokurori i përgjithshëm, ne këtë nuk do ta lejojmë të ndodhi, mënyra që është përdorur për ta kapur kryeprokurorin është shumë perfide në një farë mënyre.

Shoqëria civile shumë e famshme e tepër e majtë protestonte për drejtësi para parlamentit më përpara, ka 8 muaj që nuk gjen një kandidat.

Kjo më bënë të qesh, se mjafton që të kishin sjellë një kandidat këtu, do kishim ngritur këshillin e lartë të prokurorisë dhe do kishim zgjidhur një prokuror me kushtetutë siç e ka ligji 3/5 do ishte kaluar vetingu, sot po kërkojmë veting për policin më të thjeshtë dhe kryeprokurori do hyjë pa veting.

Këtë lloj skeme nuk e pranojmë, është një puç institucionesh, do rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike.

Kjo nuk ënjtë për të zgjedhur një kryeprokuror por një pupac të zgjedhur nga Partia Socialiste, për të mbyllur ato dosje që do të hapi dhe të mbylli ato që i pëlqejnë, sigurisht që këtë lloj drejtësie ne do e refuzojmë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë