'Shehin mund ta kem shok stafi', drejtori i Partizanit: Egnatia shumë e fortë, i druhem largimeve në janar

'Shehin mund ta kem shok stafi', drejtori i Partizanit: Egnatia shumë e fortë, i druhem largimeve në janar

Arbër Abilaliaj në konferencë

TIRANË - Egnatia dhe Partizani luajnë nesër në Rrogozhinë, duke nisur nga ora 13:30. Sfida do jetë ajo hapëse për javën e 13-të në Superligë, me dy skuadrat që bashkëndajnë vendin e parë me nga 26 pikë. Para ndeshjes për mediet foli drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj. Vlonjati në pesë ndeshjet e fundit ka bërë trajnerin e ekipit, duke qenë se të kuqtë nuk e kanë ende një të tillë pas largimit të Zoran Zekic. Duket se Orges Shehi është i përzgjedhuri i të kuqve.

"Egnatia? Eshtë një ndeshje shumë e vështirë. Një ndeshje që ka specifikë tjetër në krahasim me ndeshjet e tjera dhe e kemi vlerësuar në maksimum. Një kundërshtar që në krahasim me të tjerët është atipik. Krahasuar me ekipet e tjera është mjaft i konsoliduar dhe me kualitet. Për këtë arsye është në nivelin që është. Besoj që do të jetë një ndeshje e bukur , një ndeshje e luftuar, por kam përshtypjen që mbi të gjitha është një ndeshje për tu fituar.

Çfarë i trembeni më shumë këtij kundërshtari? Mendoj kualiteti që ka në pjesën përpara. Janë lojtarë që kanë edhe eksperiencë dhe kualitet si dhe forcë fizike. Patjetër një skuadër që është e rëndësishme, pa kualitete të rëndësishme përpara nuk mund ti arrijë objektivat që i kanë vënë vetës. Këtë gjë e kanë treguar edhe në këto 13 javë , është një skuadër e cila ka qenë e konsoliduar për mënyrën se si ka luajtur. Një pjesë të mirë të kundërshtarëve i ka dominuar dhe ka fituar me meritë.

Rikthimi Alban Hoxhës pas dëmtimit? Hoxha është stërvitur normalisht. Një pikë e rëndësishme përsa i përket aktivizimit të portierëve është edhe trajneri i portierëve , ai që i shikon çdo ditë formën dhe vijueshmërinë e tyre. Ne jemi të qetë sepse deri në këtë pikë është Albani apo Pano.

Shok skuadre keni patur Orges Shehin, do ta kesh edhe shok në staf këtë sezon? Të shikojmë e kemi patur shok skuadre, mund ta kem shok stafi, kjo mbetet për t'u parë. Jemi fokusuar vetëm tek ndeshja dhe nuk mendojmë gjëra të tilla sepse e thashë edhe një herë ky ekip me këtë entuziasëm dhe me këtë moshë që ka është e rëndësishme të fokusohet tek ndeshja e radhës, te përmirësimi i vetvetes, te përmirësimi i kualiteteve. Kjo ka rëndësi mbi çdo gjë. Në momentin që futbollistët janë të ndërgjegjshëm për forcën që kanë, për atë ku janë dhe ku duan të shkojnë atëherë besoj se ky ekip e ka të ardhmen të ndritur. I druheni ndonjë largimi gjatë merkatos së janarit", tha Abilaliaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë