TIRANE- Ish kryetari i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaron se do të analizohet me hollësi vota e 21 qershorit, pas humbjes që e djathta regjistroi në zgjedhje. Gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, Shehu thekson se analiza nuk do të përdoret për “gjueti shtrigash”, por do të jetë në funksion të hapjes së mëtejshme të PD. Sipas tij, PD ka një rritje të votës në total, ndërsa akuzon mazhorancën se me shitblerjen e votës, presionet dhe hartën territoriale, cenoi standardet zgjedhore dhe ato demokratike.