Shehu: Bamir Topi nuk
merr asnjë votë nga PD

Shehu: Bamir Topi nuk<br />merr asnjë votë nga PD
Ish-kreu i Partisë Demokratike, njëherësh dhe deputet i kësaj partie, Tritan Shehu është shprehur i sigurtë se partia e re që mund të krijohet nga presidenti aktual Bamir Topi nuk merr asnjë votë nga PD. Një siguri të tillë, Shehu e mbështet në faktin se PartiaDemokratike në tërë këto vite në qeverisje ka treguar se i mban premtimet e saj për të ndryshuar vendin dhe për ta përafruar atë me vendet më tëzhvilluara evropiane.

I pyetur për partinë e re të qendrës së djathtë, e cila do të startojë në fillim të vitit të ardhshëm në spektrin e politikës shqiptare, ish-kreu demokrat, ka deklaruar se çdo njeri ka të drejtën legjitime dhe kushtetuese për të bërë një parti, për të pretenduar të thithë sa më shumë vota dhe për të qënë prezente sipaspeshës së përfituar në sfidat elektorale në spektrin politik shqiptar. Por për të, asnjë parti politike, e çfarëdo spektri politik qoftë nuk e pengon Partinë Demokratike të fitojëzgjedhjet parlamentare të radhës.

"Partia Demokratike,me këto parti të fuqishme me të cilat është në aleancë dhe me të cilat ka fituar zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 për një mandat të dytë qeverisës, zgjedhjet më të funditvendore të 8 majit, do të fitojë dhe zgjedhjet e vitit 2013, për të drejtuar vendin dhe për një mandat të tretë qeverisës", ka qënë deklarata e djeshme e Shehut.

Një deklaratë e cila ka ardhur si reagim ndaj intervistës së Presidentit aktual Bamir Topi, në një media dy ditë më parë, teksa është shprehur se duke qënë një mesfushor në politikë, do të zotërojë qendrën e djathtë të spektrit politik shqiptar, vend të cilin që në vitin 1990 e pretendon Partia Demokratike, aktualisht në pushtet. Njëherësh besimin e tij në një
fitore të rëndësishme në sfidën elektorale të radhës më 2013, ku tashmë përballë përveç PS dhe aleatëve të sajk të majtë dhe të djathtë ka dhe partinë më të re të kryesuar nga presidenti aktual Topi, Shehu e mbështet në faktin se gjatë këtyre viteve të qeverisjes sëmazhorancës së djathtë rezultatet kanë qënë të prekshme.

"Për të qënë korrektë Partia Demokratike është një parti e qendrës së djathtë dhe kjo shprehet jo vetëm në programin dhe grupet që e mbështesin atë, që janë tërësisht të qendrës së djathtë, por dhe reformat e djathta që ka aplikuar, reforma që kanë garantuar ecjen e vendit përpara në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit në strukturat euroatlantike dhe në Bashkimin Evropian", ka deklaruar Shehu.

Për të cilin PD, si një parti e qendrës së djathtë është një anëtare aktive në të gjitha organizmat e djathta evropiane, më kryesori në atë të Partive Popullore Evropiane, të cilat janë në mazhorancë në Evropë por dhe kanë dhënë një ndihmesë të madhe për Shqipërinë, shqiptarët dhe PDnë. Shehu ka këmbëngulur në qëndrimin e tij se PD-së, asnjë parti tjetër s'ia zë vendin në qendrën e djathtë të spektrit politik shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër