Shehu-Blushit: Kauza e opozitës
janë interesat madhore të vendit

Shehu-Blushit: Kauza e opozitës<br />janë interesat madhore të vendit
Ish kryetari i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, replikon me deputetin socialist, Ben Blushi, për aksionet politike të opozitës shqiptare. Më herët deputeti i PS u shpreh se opozita në Shqipëri nuk ka kredon e asaj në Shqipëri, pasi dy vite më parë ishte në pushtet. Por për kreun e Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu, Partia Demokratike udhëheq sot një kauzë madhore në mbrojtje të interesave të vendit.

Përmes një statusi në Facebook, Shehu thekson gjithashtu se dekriminalizimi dhe antikorrupsioni, është diviza madhore për të gjithë ata që aspirojnë një Shqipëri demokratike.

Postimi i plotë në Facebook i Tritan Shehut
Nuk ka gjë më të rëndësishme sot për Shqipërinë se lufta për dekriminalizimin e institucioneve të saj: të Kuvendit, pushtetit lokal, administratës, drejtësisë etj. Dekriminalizimi dhe antikorrupsioni është diviza madhore për të gjithë ata që aspirojnë në një Shqipëri demokratike, europiane, perëndimore.

Pikërisht për këto arsye PD është e involvuar në këtë “betejë”.

Dhe përveç asaj askush tjetër nuk mund ta luajë rolin lider e mobilizues në këtë ballafaqim me krimin, korrupsionin, trafiqet, drogën.

A është kjo një “kauzë”?

Pa dyshim që është, dhe shumë e madhe në realitet.

Është e tillë edhe pse z.Blushi gabon kur deklaron që PD nuk ka një të tillë, ndërsa opozita kosovare ka.

Unë nuk dua të diskutoj sot për atë që ka apo nuk ka “kauzë” opozita në Kosovë, sa racionale janë shumë nga veprimet e saj, sa përputhen ato me principet perëndimore, kjo është një çështje tjetër.

PD ka një kauzë madhore, ajo po mban qëndrime e po kryen veprime krejt të përputhshme me interesat e vendit, parimet universale të lirisë e drejtësisë, me vizionin e familjes europiane.

Redaskia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)