Shehu: Bojkoti, vendim i sforcuar
të gatshëm të rikthehemi në Kuvend

Shehu: Bojkoti, vendim i sforcuar<br />të gatshëm të rikthehemi në Kuvend
TIRANE - “Asnjë nga PD nuk e do bojkotin, por erdhi si rezultat i mos respektimit të hapësirës në Kuvend të opozitës.” Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratikë Tritan Shehu i ftuar në studion e televizionit A1 Report, lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend, ku në qendër është bojkoti drejt ndërprerjes së opozitës.

I pyetur lidhur me deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha pas takimit me aletatët për thyerjen e bojkotit nga ana e opozitës dhe rikthimin e saj në Parlament, deputeti Shehu theksoi se në filozofinë e kësaj force politike nuk ekziston bojkoti. Por sipas tij, ndërpreja e parlamentarizmit ka ardhur si vendim i sforcuar për shkak të mungesës së hapësirës së nevojshme në Kuvend për PD si dhe dhunës së përdorur ndaj deputetëve demokratë.

Sipas Shehut e gjitha kjo situatë është krijuar nga mazhoranca e majtë, ndërsa shton se nga ana e saj PD është e gatshme të rikthehet në Kuvend në momentin që ka garancitë e nevojshme për plotësimin e kërkesave të saj dhe sigurinë normale të parlamentarizmit.

Për këtë arsye siç u shpreh ai është kërkuar edhe ndërmjetësimi dhe garancia e ndërkombëtarëve.

“Unë nuk kam qenë në takim dhe nuk di elementët realë, por ajo që është manifestuar gjatë kësaj periudhe, është vullneti dhe dëshira për të qenë pjesë e Kuvendit. Pra PD nuk e ka në filozofinë e saj bojkotin. Asnjë nuk është pro bojkotit. Por sa kohë vazhdon ishte një vendim i sforcuar sa i përket mos respektimit të hapësirës për opozitën, një vendim si rezultat i përdorimit të dhunës ndaj deputetëve të PD, dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Mospjesëmarrja në Kuvend ishte një vendim i detyruar edhe për të sensibilizuar opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar dhe u duk qartë me rezolutën e PPE në mbështetje të PD. Pra është një situatë e krijuar si pasojë e arbitraritetit të së majtës. Pra në këtë mënyrë PD është e gatshme në çdo moment të ndërpresë këtë vendim, nëse do të ketë garanci.” Theksoi deputeti demokrat Shehu në studion e A1 Report.

Ndërsa lidhur me një vendim të mundshëm të aleatëve të PD për tu rikthyer në Kuvend pavarësisht vendimin të kësaj force politike, Shehu u shpreh se çdo parti ka të drejtën e vetë të vendosjes, teksa nënvizoi se opozitë pa PD nuk mund të mendohet ndërsa opozitë pa partitë e tjera edhe mund të mendohet.

“Unë nuk përjashtoj askënd, çdo njeri vendos vetë, por opozita shqiptare mund të mendohet edhe pa partitë e tjera, por opozitë pa PD nuk mund të mendohet. Unë mendoj se çdo forcë politike duhet të jetë realiste në dimensionin e saj.” u shpreh ai

Ndërkohë lidhur me strukturimin e PD me afrimin në kryesi të personazheve të reja, deputeti e cilësoi si një proces normal demokratik pas humbjeve të zgjedhjeve. Sa i përket roli të ish-liderit Sali Berisha, Shehu u shpreh se PD ka nevojë për të gjitha potencialet e saj përfshirë edhe Berishën.

shehu

Më poshtë intervista e plotë e deputetit të PD, Tritan Shehu në studion e televizionit A1 Report:

Çfarë u bisedua në takimin e Bashës me aleatët dhe a po shkon opozita drejt thyerjes së bojkotit?

Unë nuk kam qenë në takim dhe nuk di elementët realë, por ajo që është manifestuar gjatë kësaj periudhe, është vullneti dhe dëshira për të qenë pjesë e Kuvendit. Pra PD nuk e ka në filozofinë e saj bojkotin. Asnjë nuk është pro bojkotit. Por sa kohë vazhdon ishte një vendim i sforcuar sa i përket mos respektimit të hapësirës për opozitën, një vendim si rezultat i përdorimit të dhunës ndaj deputetëve të PD, dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Mospjesëmarrja në Kuvend ishte një vendim i detyruar edhe për të sensibilizuar opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar dhe u duk qartë me rezolutën e PPE në mbështetje të PD. Pra është një situatë e krijuar si pasojë e arbitraritetit të së majtës. Pra në këtë mënyrë PD është e gatshme në çdo moment të ndërpresë këtë vendim, nëse do të ketë garanci.

Por kryeministri Rama është shprehur i gatshëm për të biseduar kërkesat tuaja në përputhje me Kushtetutën?

Nuk është problemi që kryeministri thotë se do të respektoj Kushtetutën pasi do të thotë se nuk e ka respektuar. Pra kërkohen garanci të tjera për hapat dhe procedurat në të ardhmen.

Ky rikthim vjen si një proces i paramenduar nga PD për bojkot? Apo si pasojë e faktorit ndërkombëtar?

Nuk kemi një rikthim që po ndodh sot por të dëshiruar. Kur të jenë dhënë garancitë e nevojshme. Nuk janë dhënë akoma. Është një proces ende në diskutim dhe në zhvillim.

Kush është pika më e dobët për riktihimn e PD në parlament?

Së pari për mua është dekriminalizimi i Parlamentit, garancitë që procese të tilla të dhunshme të mos përsëriten më. Ka një krizë besimi mes mazhorancës dhe PD, sepse për mua pa PD nuk mund të ketë opozitë. Në këto kushte kërkohen garanci ndërkombëtare. Pra është krijuar një krizë besimi, dhe ka ardhur momenti që kjo krizë të kalojë duke vendosur qartësisht piketat. Fatmirësisht ka një vullnet nga ndërkombëtarët, gjë e cila të jep optimizëm, dhe shpresojmë të zgjidhet por akoma nuk janë kaluar vështirësitë dhe problemet e krijuara artificialisht nga e majta.

Por nëse aleatët vijnë në Kuvend?

Unë nuk përjashtoj askënd, çdo njeri vendos vetë, por opozita shqiptare mund të mendohet edhe pa partitë e tjera, por opozitë pa PD nuk mund të mendohet. Unë mendoj se çdo forcë politike duhet të jetë realiste në dimensionin e saj.

Ky bojkot do të thyhet nga të gjithë?

Unë mund të them se kjo ndërprerje e pjesëmarrjes në parlament do të quhet e plotësuar kur të plotësohen kërkesat e PD.

shehu


Pas humbjes së zgjedhjeve, ka një fazë të ristrukturimit. Çfarë po ndodh me PD?

Ndodhi një proces zhvillimi pozitiv, ashtu siç ndodh me çdo forcë politike evropiane, pas një procesi të humbur zgjedhor.

Cili është roli i Berishës?

Unë mendoj se PD ka nevojë për rolin e të gjithë potencialet e saj. Berisha është një personazh i madh për PD, Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin dhe ai ka rolin e tij dhe PD ka nevojë për rolin e Berishës. Kjo është pjesë e demokracisë.

Si e shihni futjen e elementëve të rinj në radhët e kryesisë së PD dhe largimin e disa personazheve që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite për PD?

Mua më duket se PD i kombinon mirë këta dy elementë, rininë dhe veteranët. Po të shihni Këshillin Kombëtar do të shihni se është një kombinim mjaft i mirë.

A po rritet PD mbi bazë të një strukture?

Sot PD ka mbi 105 mijë anëtarë, pikërisht për t’i dhënë rëndësi mendimit, dhe fitoren tonë e bazojmë në mesazhet tona. Problemet që po krijon e majta, mos respektimi i demokracisë, që e them me keqardhje, problemet e mëdha ekonomike që po has e majta, politikisht forcojnë aksionet tona dhe hapësirat tona. Nuk do doja të ishte kështu por edhe e majta të ishte e angazhuar në zhvillimin e vendit gjë që nuk po e bën. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të