Shehu: Dhuna mbi mjekun nga
drejtuesi lokal, të hetohet e dënohet

Shehu: Dhuna mbi mjekun nga<br />drejtuesi lokal, të hetohet e dënohet
TIRANË - Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka dënuar ngjarjen e Poliçanit ku një mjek i qendrës shëndetësore ka denoncuar në polici kryetarin e bashkisë Adriatik Zotkaj se e ka dhunuar për shkak të bindjes së tij politike.

"Dhune mbi një mjek nga një drejtues lokal!!!! Ky është lajmi qe mbizotëron sot ne media. E dhimbeshme dhe revoltuese!! Kërkoj menjëherë një hetim te plote dhe dënim te agresorit. Mjeku është nga figurat më të nderuara, të respektuara, të devoteshme të shoqërisë. Denigrimi i tij është i pa tolerueshme. Ai fillon që te "testimet" e pa ligjshme, pagat qesharake, akuzat absurde. Dhe pa dyshim kjo të çon te dhuna mbi atë."- shkruan tritan Shehu në "Facebook".

Mjeku Dritan Hoxha ka telefonuar redaksinë e televizioni A1 Report për të rrëfyer këtë ngjarje, e cila sipas tij ndodhi këtë mëngjes në sy të pacientëve ndërsa Hoxha ishte në orarin e punës. Përmes A1 Report, ai i bëri apel kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm që të mbajnë qëndrim ndaj Zotkaj, i zgjedhur vendor prej 3 vitesh në Bashkinë e Poliçanit nën siglën e Partisë Socialiste.

Po përmes ekranit të A1 Report, është bërë i njohur edhe qëndrimi i vetë kryetarit të Bashkisë së Poliçanit përballë këtyre akuzave. Zotkaj tha se mjeku gënjen pasi sipas kryebashkiakut , Hoxha nuk është përfshirë fare në konflikt.

tritan shehu
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Bombardime izralite në Rripin verior, humbasin jetën 16 palestinezë

Lufta në Gaza/ Bombardime izralite në Rripin verior, humbasin jetën 16 palestinezë