DIBËR – Sherefedin Shehu, kryesusi i listës së PD-së në qarkun e Dibrës tha se PD-së në këtë qark jo vetëm po përpiqet të ruajë mandatet e vitit 2009, por ka edhe përmirësim.
Gjatë një prononcimi për “A1Report!” ai tha se “numërimi i votave po ecën normalisht, pa probleme. Jemi duke u përmirësuar sidomos në Peshkopi, Burrel e Bulqizë e shpresojmë të ruajmë rezultatin e 2009-ës.
Ne e kemi vlerësuar situatën e deritanishme dhe e kemi të garantuar atë të 2009-ës. Konstatojmë se rritja e LSI-së në këtë qark është jo e logjikshme nga pikëpamja e preferecës politike; mendoj se votat kanë qënë të manipuluara nga LSI-ja dhe PS-sa.
Ky është një konkluzion duke pasur parasysh historinë e saj në qeverinë e PD-së, ku pjesa më e keqe ka qënë LSI-ja. Mendoj se ka manipuluar njerëz të varfër. Nuk pres që diferenca të jetë e thellë, sepse mendoj se qytetarët zgjodhën alternativën tonë, kurse e majta ka hyrë në fushatë pa aleternativë. Besoj se rezultatet përfundimtare do t’i kemi nëse në mesditë,”- përfundoi Shehu.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com