Shehu:Fabrikime lajmesh, lidhje
imagjinare mes PD-së dhe PS-së

Shehu:Fabrikime lajmesh, lidhje<br />imagjinare mes PD-së dhe PS-së
Deputeti PD-së, Tritan Shehu përmes një statusi në facebook  ka reaguar pas disa shkrimeve në disa media ku spekulohet se ministri Dritan Demiraj mund të qëndrojë në qeverinë “Rama 2” për të vijuar luftën anti-kanabis.

Sipas tij informacione të tilla kanë si qëllim të godasin Lulzim Bashën.

Faktin se Ministri Demiraj do të vijojë të qëndrojë në qeverinë Rama  ai e konsideron fake neps dhe breshëri bateri topash kundër Bashës
 
Postimi i Shehut
 
Përsëri me “FAKE NEWS” për të përbaltur PD-në! Mjegullnaja e radhës: Ministri Demiraj do të vazhdojë si ministër edhe në “Qeverinë Rama 2”!!!
 
Dhe mbas kësaj “shkrehen bateri topash” kundër Bashës e politakave të PD; pa dyshim edhe nga “dashamirës” të PD!
 
Mbasi u cfry tullumbasi i koalicionit me LSI, po fryhet një tjetër, ai i lidhjeve imagjinare PD-PS!
 
Sa shume fabrika dizinformimi jane sponsorizuar? Apo është një e vetme me shumë finale??? E gjithë kjo më kujton “Pallatin e Endrave” të të madhit Kadare.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!