Tritan Shehu komentoi edhe marrëveshjet me Greqinë që pritet që të miratohen. “Marrëveshja e re në rastin më të mirë do të jetë sikur ishte. Deklaratat e ministrit grek për 12 miljet? Greqia është një shtet serioz, Bushati nuk ka dhënë asnjë shpjegim, është përgjegjësia e tyre.
Ligjin e luftës po e përdorin si gogol sikur do të plasë lufta me Greqinë, janë përralla me mbret. Ligjin e luftës duhet ta heqin ata dhe jo ne, pasi ne nuk e kemi këtë ligj me ata. Ky ligj është i vdekur, pasi ne jemi në NATO me Greqinë bashkë”.
Por a i përfitojnë çamët pronat nëse hiqet ligji i luftës? Në këtë pikë, Shehu është dakord me Bushatin. “Bushati e tha drejt, se pronat e çamëve varet nga ligj tjetër. Ligji i dënimit të bashkëpunëtorëve të nazizmit, tha edhe një gjë tjetër me të drejtë, që shqiptarët duhet t’i drejtohen gjyqit për këtë gjë” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com











