Ish-zëvendësministri i Financave, Shrefedin Shehu, në një intervistë për “Shqiptarja.com” shpjegon se si do të rritet mosha e rritjes së përfitimit të pensionit të pleqërisë. Sipas tij, nuk bëhet fjalë që ky vendim të prekë as ata që janë në prag pensioni, por ndoshta me muaj do prekë ata persona që dalin në pension pas një dekade.
Zoti Shehu, për ju si ekspert i fushës, a është një propozim i drejtë mosha e rritjes së daljes në pension, apo është ende herët?
Është jo vetëm një vendim i drejtë, por një vendim që po zbatohet në të gjitha vendet. Jo në kuptimin e fiksimit të një moshe të rritur, por në kuptimin e rritjes së moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë.
A prek kjo reformë personat që dalin në pension këtë vit apo janë në prag pensioni?
Absolutisht jo! Nëse do të fillojë të zbatohet, bëhen kalkulimet dhe përcaktohet se cili është momenti më i mirë, ose cila është prerja më e mirë që quhen në gjuhën teknike, pra cila është mosha më e mirë që të bëhet korrigjimi. Nuk bëhet fare fjalë për ata që janë në prag ose të paktën edhe 10 vjet të moshës së daljes në pension.
Po çfarë përfitimi sjell rritja e moshës e daljes në pension?
Përfitimet janë në kuadrin që njerëzit do të marrin më pak vite pension dhe do të kontribuojnë më shumë vite pune.
Po rritja e moshës mund të mos pritet mirë nga të gjithë dhe të shkaktojë pakënaqësi....
Përkundrazi, ajo do të shkaktojë kënaqësi, sepse edhe sistemet ekzistuese parashikojnë dalje të parakohshme në pension ose vazhdim të marrëdhënieve të punës, kjo për institucionet publike që kanë një detyrim të shpërblejë pensionistët dhe të sigurojë vende të reja pune. Dhe ka një praktikë në vende të ndryshme të botës që moshën ligjore të daljes në pension e kanë 63-65 vjeç dhe moshën efektive të daljes në pension e kanë 69-70 vjeç. Këto janë kryesisht Japonia, Koreja e Jugut, Brazili.
Kjo skemë e re do të aplikohet njësoj edhe për profesionet e vështira?
Jo! Profesionet e vështira, së pari duhet të trajtohen të tilla, pra duhet të kenë skema pensionesh të posaçme siç kanë ushtarakët. Së dyti, është fleksibiliteti, dalja e parakohshme në pension që çdo sistem e lejon dhe së treti është mbrojtja nëpërmjet skemave të tjera, siç është favorizimi në marrjen në punë për pozicione më të lehta.
Nëse i referohemi propozimit të kryeministrit Berisha të bërë pak kohë më parë për rritjen e moshës së pensionit edhe me tre vjet, a është i aftë një 68 vjeçar të punoj me efektivitet të plotë?
Nuk bëhet fjalë që personat të jenë më të lodhur, por bëhet fjalë vetëm për shtim të moshës. Pastaj nuk ka pasur asnjëherë një propozim konkret në këtë formë siç e shtroni ju. I vetmi propozim ka qenë që të lidhet me jetëgjatësinë, pra të ketë një koeficient lidhës midis moshës në pension dhe jetëgjatësisë së njerëzve. Nuk është bërë ndonjë propozim për të shtuar me vite fikse moshën e daljes në pension.
Por nëse vjen një propozim për rritjen e moshës së daljes në pension, ajo do të shoqërohet edhe me një periudhë konkrete?
Shtimi do të bëhet me muaj dhe ndoshta me vite. Vendoset koeficienti, por nuk do të ketë shtim me vite fikse.
Por pas disa vitesh shtesa do të jetë me vite dhe jo me muaj, apo jo?
Po nëse jetëgjatësia është 78 vjeç sa është sot, mosha e daljes në pension mund të jetë 66 vjeç. Ka edhe një periudhë rregulluese që do të nisë me muaj deri sa të vijë mosha e sotme. Ta zëmë, 40 vjeçarët e sotëm mund të arrijë që të dalë në pension në moshën 66 vjeç. Skema që do të ndiqet bëhet me kalkulime matematik, me koeficientë dhe jo me vite të fiksuara dhe me moshë të caktuar.
E PROPOZOI BERISHA
Kryeministri Berisha ishte i pari që hodhi idenë e rritjes së moshës së pensionit, por që më pas ai u tërhoq duke thënë se për momentin nuk do të ketë një gjë të tillë. “Jetëgjatësia po zgjatet, po zgjatet në mënyre të ndjeshme, mosha 65 vjeç për pensione të caktuara në një kohë kur jetëgjatësia mesatare ka qenë 70 vjeç, kur sot jetëgjatësia mesatare po shkon rreth 78 vjeç. Nuk janë të lumtur njerëzit që dalin në pension, jo. Shumë prej tyre kërkojnë të rrinë më shumë, ndaj dhe ne do të vëmë indeksimet e zgjatjes së moshës së pensionit me zgjatjen e jetëgjatësisë. Kjo ka kuptim”, - deklaroi asokohe Berisha.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com