Shehu: PD ka lidershipin e duhur
por duhen bërë përmirësime ende

Shehu: PD ka lidershipin e duhur<br />por duhen bërë përmirësime ende
Kreu i departamentit për Shëndetësinë në PD, Tritan Shehu nuk i sheh me vend kritikat për lidershipin e partisë më të madhe opozitare në vend. Duke folur për Shqiptarja.com, Shehu shprehet se, “PD ka lidershipin e duhur” dhe se opozita ka arritur të fitojë besim.

“Do të evitoj të komentoj një koleg. PD është një parti demokratike ku çdokush ka të drejtë të japë mendimin e tij. PD në këtë periudhë ka qenë një forcë opozitare aktive dhe vizionare duke shfrytëzuar të gjithë rrugët e saj opozitare duke u ristrukturuar. Tani flitet për zgjedhje të parakohshme. Pse ka ardhur kjo? Për dy arsye, për shkak të deficiteve të qeverisë dhe edhe si pasojë e një lufte të madhe të PD-së”, tha ai.
 
Edhe pse, Shuhu theksoi se PD “ka lidershipin e duhur”, nga ana tjetër tha se ka aspekte që duhen përmirësuar.
 
“Mendoj se PD ka lidershipin e duhur. Mendoj se lidershipi i PD është i mirëvendosur, por mendoj se ka gjëra që duhen përmirësuar. Lëvizja në periferi duhet të jetë më e madhe. Të takohet qytetari i thjeshtë. Politikanët e PD duhet të maten në media të shprehen më shumë të japin alternativa. Ristrukturimi i bazës, kemi seksione të dobëta”, tha ai.
 
Ish-kreu i PD-së u shpreh më tej se, Partia Demokratike “po i arrin hap pas hapi objektivat dhe qëllimet e saj” duke shtuar se, shumë shpejt kjo do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
 
Ndërsa për pikëpyetje se cili është kreu i vërtetë i PD-së, Shuhu tha se kjo ëhstë një dilemë artificiale.
 
“PD ka një kryetar dhe ai është z. Lulzim Basha i zgjedhur në mënyrë demokratike. Të gjitha kompetencat e kryetarit është ai që drejton. Berisha padyshim ka qenë lider historik dhe ngel një zë shumë i rëndësishëm në PD. PD-së duhet të mbledhë të gjitha asetet e saj dhe Berisha mes aseteve zë një vend të veçantë. Nuk jemi si PS që ish-kryetarin e saj e ka lënë në vendin ku është”, përfundoi Shehu.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Pas 10 vitesh Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet

Pas 10 vitesh Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Ukraina dhe aleancat do jenë 3 prioritetet