Shehu: Nuk ka shëndetësi falas‏ 
MSH: Objektivi, mbulimi Universal

Shehu: Nuk ka shëndetësi falas‏ <br />MSH: Objektivi, mbulimi Universal
TIRANË - Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu ka reaguar ndaj daljes së kryeministrit me mjekët duke e cilësuar përpjekjen e tij të dëshpëruar për të argumentuar reformat e munguara në shëndetësi. 

Gjatë deklaratës së tij Tritan Shehu i ka kërkuar kryeministrit Rama që të thotë se cilat nga premtimet e tij është realizuar në këto 18 muaj qeverisje. Më tej Shehu u ndal te koncepti i decentralizimit të spitalit ndërmarrje. “Shumë e drejtë si strategji, por të gjitha hapat e deritanishme të qeverisjes së tij çojnë në drejtim të kundërt. Centralizimi veçse është absolutizuar.”- tha Shehu.Fjala e plotë e Tritan Shehut për shëndetësinë
 
MSH: Mbulimi Universal Shëndetësor, objektivi ynë
Nuk ka vonuar gjatë dhe ndaj deklaratës së Tritan Shehut ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë e cila thekson se objektivi mbetet Mbulimi Universal Shëndetësor. Më tej Ministria e Shëndetësisë bën të ditur edhe masat që janë marrë këtë vit drejt objektivit të tyre.

Në reagim, MSH gjithashtu u ka kujtuar demokratëve situatën në të cilën gjetën sistemin shëndetësor.

“Në shtator 2013 spitalet tona i gjetëm të pafurnizuara me barna dhe materiale mjekësore. Shumë prej  pajisjeve të rëndësishme diagnostikuese nuk punonin, dhe në rast defektesh, ishte praktikisht e pamundur t’i rregulloje, pasi papërgjegjshmëria e ministrit paraardhës i kish lënë pa kontrata mirëmbajtjeje. “- thuhet në reagim. Reagimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë pas deklaratave të PD

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)