Shehu: Programi i qeverisë për
politikën e jashtme, shterpë e konfuz

Shehu: Programi i qeverisë për<br />politikën e jashtme, shterpë e konfuz
Ditën e djeshme Kryeministri Rama, gjatë prezantimit të programit qeverisës, foli edhe për politikën e jashtme, duke komentuar edhe marrëdhënien me Greqinë.

Qëndrimin e Kryeministrit e ka komentuar edhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i cili nëpërmjet një statusi në facebook e cilëson programin e Ramës për politikën e jashtme “program shterpë e konfuz”.
 
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
programi i politikes se jashteme-shterpe e konfuz:
1-ky program kerkon te maskoje iracionalitetin me ide paternaliste, duke "harruar" se shqiptaret ne rajon sot jetojne e qeverisin ne shtetete sovrane e demokratike.
2-Nuk thuhet ne asnje rresht pse dogma iluzive "Zero probleme me fqinjet" perfundoi ne maredhenie te shkaterruara me Greqine, ne te veshtira me Maqedonine, ne nivele konkrete maredheniesh me Italine shume larg asaj qe mundet e duhet, duke tentuar te transferohet boshti kryesor ne Beograd e Lindje.
3-Manipulohet kur shkruhet per "Mosmareveshje te mbartura me Greqine"- ato ishin shume te mira deri me 2013 e nuk thuhet se c'do behet per t'i rivendosur.
4-Nuk ipen qartesime mbi levizjet me Serbine e per nje "Zone ekonomike ne Ballkan", duke shtuar keshtu dyshimet per ate inisiative.
5-si nje fishekzjarre hidhet ideja e "nje katerkendeshi strategjik rajonal itali-austri-greqi-turqi", pa asnje konsultim paraprak kjo me opoziten, pa asnje pelqim per kete nga se paku shumica e ketyre partnereve.
Shumica e atyre partnereve, qe kjo qeveri kerkon "t'i kolektivizoje ne nje Katerkendesh Rajonal", nuk besoj ta pranojne nje perkufizim te tille abdsurd.
6-Ky "Katerkendesh" perdoret qellimshem e rrezikshem edhe per te ngaterruar konceptin Europe me ate Mesdhe, duke e paraqitur ne program si nje gjetje "ku artikulohen interesat kombetare te Shqiperise si nje vend i kycur ne Ballkan e i hapur ne Mesdhe"!
shqiperia nuk eshte e kycur ne ballkan apo e hapur ne mesdhe, ajo eshte pjese e tyre e aspiron integrimin europian.
7-Italia ne program paradoksalisht paraqitet e minimizuar ne rolin e saj thelbesor ndaj nesh, e perfshire ne ate "gjetje" larg interesave tona, vetem si nje "promovuese e ambicjeve tona europiane dhe percaktuese per dimensionin mesdhetar te politikes sone te jashteme"!
8-Vendi prioritar ne Azi e Paqesor, qe ekzaltohet ne program per maredhenie te "shkelqyera ekonomike e politike" me ne, eshte Kina!!
nuk besoj se per kete cilesim eshte marre pelqimi i shba; e domosdoshme kjo jo vetem si antare te natos.
9- Etj....etj.....

tritan shehu fb
  (Postimi i Tritan Shehut në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri