TIRANE - Partia Demokratike i quan represive dhe të rënda për biznesin, gjobat dhe penalitetet e parashikuara në amendimet që do t’i bëhen Kodit Penal në funksion të aksionit kundër informalitetit, i cili parashikon që disa prej kundërvajtjeve administrative me gjobë, të kalojnë në kundërvajtje penale, me burg.
Ish zv/ministri i Financave, aktualisht deputet i PD dhe anëtar i komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Sherefedin Shehu u shpreh dje gjatë një prononcimi për “Shqiptarja.com”, se qeveria ka huazuar modelin serb, i cili njihet për modelin e tij etatist dhe pa ndonjë eksperiencë pozitive në ekonominë e tregut, duke larguar kështu kuadrin ligjor shqiptar nga standardet e “acquis communautaire” apo ato të Bashkimit Europian.
/Shqiptarja.com