Vetëm pak minuta pasi Rama dha lajmin e largimit të të gjithë drejtorëve të spitaleve ish ministri i shëndetësisë Tritan Shehu u shpreh se gomari është reforma në shëndetësi e nisur nga Rilindja dhe se Rama nuk ka çfarë t’i bëjë gomarit dhe i bije samarit.
Postimi në FB i Shehut
"Z. Rama sot për shendetësinë: Nuk ka cfarë t’i bëjë gomarit dhe i bije samarit!
"Gomari" është reforma në shëndetësi e nisur nga Rilindja katër vite më parë nën devizën "Shëndetësi Falas", politizim ekstrem i sistemit dhe i drejtuesve të tij, varfëri e tejskajshme e shëndetësisë sonë, denigrimi i mjekëve e i personelit etj.- këto janë shkaqet kryesore të këtij dështimi qiklopik në shëndetësi, të cilin edhe vetë Kryeministri e konfirmoi sot.
"Samari" janë këta drejtorë mjerane të spitaleve që u shkarkuan sot, duke u etiketuar pa drejtësisht si shkaktarët e dështimit, kur në të vërtetë janë vecse produkti i politikave dështuese të aplikuara prej vetë Z.Rama.
Mjerane, sepse asnjë nga ata nuk pati kurajon të rebelohet ndaj ofendimit që ju bë; ndoshta duke i quajtur si shkak i dështimit të një sistemi të tërë, ju duk vetja të rëndësishëm për një cast.
Këto ishin disa nga pereceptimet e mia prej kësaj ceremonie të sotme, që ngjante me një vaki të asj reforme të destinuar të vdiste që ditën që lindi për vete absurditet e hapsirat kuruptive mbi të cilat u ndërtua”
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com