Shehu: Reforma në drejtësi e lidhur
me atë zgjedhore, në fokus dhe 2017

Shehu: Reforma në drejtësi e lidhur<br />me atë zgjedhore, në fokus dhe 2017
Partia Demokratike kërkon që reforma në drejtësi të miratohet me atë zgjedhore. Ish Kryetar i Partisë Demokratike, aktualisht Shef i Departamentit për Shëndetësinë në selinë blu, Tritan Shehu, u shpreh në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv, se reforma në drejtësi është e lidhur me reformën zgjedhore dhe Partia demokratike ka filluar të ketë në fokus kryesor rregullat e reja elektorale për zgjedhjet e 2017.
 
Lidhur me zgjedhjet që do të mbahen vitin tjetër Shehu tha "se duhet të jenë të lira dhe duhet të fillojmë të mendojmë që tani për të krijuar një ambient sa më demokratik". "Duhet të mendojmë për zgjedhjet, aq më shumë afrohen aq më shumë duhet të mendojmë për to”, u shpreh Shehu. 

Për sa i përket reformës në drejtësi, keni ngritur shqetësimin për përfshirje të orientimit seksual që mund të çojë në idenë e legalizimit të martesave të njëjtit seks. Cili është qëndrimi juaj dhe pse e keni këtë lloj shqetësimi?
Nuk besoj realisht të jetë qëllimi i vendosur në këto fjalë i nenit 8, mos gaboj, të ndryshimit të kushtetutës, sepse po të ishte kështu, do të ishte një veprim shumë tizar dhe shumë i rrezikshëm, sepse realisht të tilla veprime dhe vendime merren në bazë të një debati të gjerë të përfshirë, të gjithë shtresën e popullsisë, padyshim mund të kryhet dhe referendum. Por, unë gjykoj dhe mendoj se, në Kushtetutë, në nenet e Kushtetutës nuk ka pse të vendosen kaq shumë hollësira, nuk ka pse të vendosen një numër i madh problemesh, që nuk duhet të diskriminohen, ne të gjithë jemi kundër çdo lloj diskriminimi. Unë personalisht jam një nga iniciatorët dhe nga ata që kanë punuar shumë për ligjin e anti-diskriminimit që u miratua në Shqipëri. Diskrimini është diçka jo normale që nuk ka sens dhe të gjithë ata elementë që kërkohen të vihen në atë nen të Kushtetutës janë në ligjet e diskriminimit. Unë gjykoj që s‘mund të vendosen të gjitha elementët një nga një sepse janë fleksibël që mund të dalin nesër të tjerë. Në Kushtetutë duhet të vendoset parimi i antidiskriminimit në përgjithësi dhe pastaj elementë konkretë të vendosen në ligjin kundër diskriminimit, që është më fleksibël më i ndryshueshëm që është ligj sipas momenteve dhe problemeve të caktuara, sipas zhvillimeve të caktuara. Nuk ka pse të vendoset një nen të kushtetutës që të vendosen njëra pas tjetrës, fjalë të tëra që shprehin kush nuk duhet diskriminuar. Për mua është artificiale, jo profesionale dhe më duket se fsheh diçka tjetër poshtë tij, Për të kamufluar atë gjë më fjalë të ndryshme. Kushtetutës tonë i bën nder koncepti i antidiskriminimit, fuqizimi, por si princip si parim, pastaj elementë të tjerë reflektohen në nenin kundër diskriminimit, ku duhet të radhiten me radhë të gjitha ato elementë, që nuk duhet të diskriminohen apo ato grupe popullsish që nuk duhet të diskriminohen.

-Çfarë mund të sjellë nesër ky ndryshim?
Së pari janë gjëra të koshiencës dhe këtu nuk është problemi që ka kaluar me parimin e atij apo këtij. Kushtetuta merret me principe kështu që më duket diçka jo profesionale, jo e studiuar, dhe para se të miratohet te jepet një mendim i qartë për repekurusionet që mund të ketë ajo gjë, unë do të propozoja heqjen e plotë të atyre fjalëve dhe lënien në kushtetutë vetëm konceptin e diskriminimit si koncept i përgjithshëm. Pastaj kemi ligjin e antidiskriminimit i cili përcakton me radhë kategorinë që riskohet të diskriminohen dhe duhet të mbrohen nga diskriminimi. Kjo do të ishte më racionale dhe më logjike qoftë nga ana morale apo edhe ajo e transparencës juridike.

-A çon ky nen drejt legalizimit të martesave gay?
Nuk mund të çojë dhe nuk çon realisht. Kam lexuar në media disa specialistë që kanë shfaqur këtë shqetësim dhe është i drejtë sepse mënyra e futjes është artificiale, sikur ka për qëllim tjetër nesër dhe është qëllim jo racional, për mua do kërkonte një diskutim shumë të gjerë në opinionin publik dhe do kërkonte një referendum. 

-Keni informacion kush e ka përfshirë këtë nen?
Nuk kam informacion fare. Mendoj se ajo që duhet korrigjuar përpara se të kalojë, duhet të shprehen koncensionistët dhe që mos ndodhin të papritura që mos bien ndesh me parimet themelore bazë të kodit të familjes, bie ndesh me parimet e ndërtimit të familjes të cilat janë unike dhe është një burrë dhe një grua me shpresë nesër një fëmijë. Kjo është familja historike dhe familja bazë dhe nuk mund të ekzistojë koncept tjetër. 

-Jeni njohës i mirë i zhvillimeve Rajonale dhe Ndërkombëtare dhe e dini që vetëm pak ditë më parë shteti ynë fqinjë Italia i legalizoi martesat gay?
Është interpretim i gabuar, Italia miratoi ligjin për unionin civil, dhe hoqi tre pjesë të rëndësishme nga drafti. Dhe është i vërtetë që drafti i parë është kështu si thoni ju, por drafti i miratuar në senat dje në dhomën e deputetëve, hoqi tre pjesë të rëndësishme. Hoqi ekuivalencën e unionit civil me familjen, hoqi elementin e adoptimit të fëmijëve që s’mund t’i adoptojnë çifte të tilla dhe goditi uterusin me qera, i cili është një element tjetër i rrezikshëm që del jashtë konceptit të familjes dhe të një shoqërie të vërtetë. 

-E majta në tërë botën është më liberale në këtë drejtim, por edhe e djathta duket liberale në këtë drejtim apo jo?
Partia Demokratike është parti e qendrës së djathtë. Bën pjesë në grupin e Partive Popullore Evropiane dhe konceptet morale janë të shenjta për Partinë e Qendrës së Djathtë, jo se nuk janë dhe për të majtën, atë të vërtetë dhe centriste, janë, po ato principe. Partia Demokratike bazohet në vlerat morale që, dhe familja është e shenjtë, fëmijët janë të shenjtë, edukimi është i shenjtë, sepse familja luan rolin më të shumtë, jo thjesht për riprodhimin, por edhe për edukimin e fëmijëve. Për mua, shtetet që e kanë pranuar kanë gabuar rëndë, kanë shkelu principe morale. Principi në familje nuk bazohet mbi preferenca seksuale, nuk bazohet në disa ndjenja të tilla, por bazohet në traditën dhe historinë. 

-Do mendojmë më shumë për zgjedhjet apo për reformën në drejtësi?
Sa më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë duhet të mendosh për to. Për realizimin e proceseve gjyqësore për sistemin e drejtësisë në vend. Jemi të gatshëm të miratojmë byronë investigative dhe të jepen garancira për procesin e drejtë zgjedhor. 

Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!