Shehu: Së bashku do kemi qytetin
ku të rinjtë do ndërtojnë të ardhmen

Shehu: Së bashku do kemi qytetin<br />ku të rinjtë do ndërtojnë të ardhmen
Kandidati për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë ndjekur me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së ndeshjen e kombëtares.

Shehu tha se së bashku me energjinë, mençurinë dhe vendosmërinë e të rinjve do të arrijnë që ta bëjnë Dibrën një qytet të zhvilluar, ku ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe jo të shohin emigrimin si shpresë.
 
"Ne duhet të krijojmë një Dibër të cilën ne e meritojmë. Një Dibër të pastër, një Dibër ku njerëzit të kenë ujë për të pirë. Një Dibër ku njerëzit të kenë ujë për vaditje. Një Dibër ku të gjithë të keni punë. Një Dibër ku shpirti i sipërmarrjes të krijojë vende pune për ju", është shprehur Shehu.
 
Kandidati për kryetar bashkie u takua edhe me të përndjekurit. Ai tha se ata do të kenë përfaqësuesin e vet në bashkinë e Dibrës, në mënyrë që të gjithë ata që kanë vuajtur nga regjimi komunist, përveç kryetarit të Bashkisë të kenë edhe një derë tjetër ku të diskutojnë për hallet dhe problemet e tyre.
 
Zoti Shehu zhvilloi takime edhe me banorë të fshatrave Brezhdan, Ushtelenxë, Trojak, Sllovë, Vlesh. Kandidati për kryebashkiak u tha banorëve se kthimi i administratës në shërbim të qytetarëve do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre duke u shërbyer aty ku ata jetojnë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion