Shehu: Statusin kandidat në dhjetor
e dogji përplasja për “Nëpunësin”

Shehu: Statusin kandidat në dhjetor<br />e dogji përplasja për “Nëpunësin”
TIRANE- Marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian nga Shqipëria në dhjetor, e ka djegur atakimi që u bë mes qeverisë dhe opozitës për ligjin e “Nëpunësit Civil”. Këtë e ka shprehur në emisionin "Tête à tête" të gazetarit Artur Nurja në “A1 Report”, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Duke u ndalur tek hapat që duhet të realizohen në kuadër të integrimit, për të marrë statusin kandidat në qershor 2014, Shehu tha se opozita do të iniciojë iniciativa në këtë kuadër, si dhe duke u bërë pjesë e dialogut.
 
Sipas Shehut, në dhjetor Shqipëria nuk arriti të merrte statusin kandidat, edhe për shkak të mesazheve të paqarta që iu që iu përcollën Brukselit.
 
Ndërkaq, deputeti demokrat e ka quajtur zhvillim pozitiv vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar Aktin Normativ, pasi sipas tij ky fakt dëshmon se instancat gjyqësore në vend fuksionojnë.
 
Duke u ndalur tek reforma territoriale-administrative, Shehu tha se “për reformën territoriale duhet të punohet bashkë, mazhorancë dhe opozitë. Duhet konsensus, dhe mazhoranca duhet të tregojë se di të respektojë marrëveshjet”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'