Sheiku i Dubait shpallet fajtor, rrëmbeu vajzat dhe kërcënoi bashkëshorten

Sheiku i Dubait shpallet fajtor, rrëmbeu vajzat dhe kërcënoi bashkëshorten

Sheiku Mohammed dhe princeshë Haya

Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar ka shpallur fajtor sheikun Mohammed të Dubait pasi rrëmbeu vajzat dhe kërcënoi bashkëshorten e tij.

Sipas BBC, skuzat ndaj sheikut Mohammed Bin Rashid Al-Maktoum janë ngritur nga ish-gruaja e tij princesha Haya Bint Al-Hussain, e cila thoshte se ai ka rrëmbyer vajzat ka torturuar atë dhe e ka kërcënuar.

Hetimi filloi rreth 8 muaj më parë kur princeshë Haya u largua nga Dubai drejt Britanisë së bashku me dy fëmijët e saj, duke thënë se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve.

Ai i kishte thënë se në Angli nuk do të ishte kurrë e sigurt dhe nëse do të jetonte do të vdiste.

Sheiku Mohammed 70 vjeç u përpoq që ta mbante gjyqin jashtë vëmendjes publike por të gjthë ishin kuriozë të dinin për ngjarsjen e bujshdme.

Gjykatësi zbuloi se Sheik Mohammed vazhdon të ruajë një regjim ndaj dy grave të tij të tjera duke u ndaluar të jetonin të lira.

Ndërkohë sipas princeshës, sheiku i Dubait fshihet në Londër.

45-vjeçarja nga Jordania vajzë e mbretit Hussain u martua me sheikun Mohammed në vitin 2004 duke u bërë gruaja e 6-të me të cilin ka dy fëmijë 7 dhe 11-vjeç.

Sheiku Mohammed dhe princeshë Haya

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj