Shemben dy kullat e pallatit
INUK përdori 400 kg tritol
Shembet me 400 kg tritol C4 kompleksi “Jon” që njihet në Vlorë si “pallati i Lulzim Bashës”.
VLORE- Shembet me 400 kg tritol C4 kompleksi “Jon” që njihet në Vlorë si “pallati i Lulzim Bashës”. Ka qënë ora 14:00, kur nga drejtuesit e shtabit që drejtonin operacionin për rrëzimin e objektit 8 katësh, është shtypur butoni, duke sjellë dhe aktivizimin e sasisë prej 400 kg tritol, të vendosur në mbi 1500 vrimat e hapura në kollonat e betonit. Kompleksi “Jon”, i përbërë nga dy kulla është rrëzuar totalisht në njërën pjesë, ndërkohë kulla tjetër është shembur në tre katet e para ndërsa 5 katet e tjera kanë mbetur të padëmtura.
Shpërthimi ka dëmtuar rëndë këtë pjesë, duke e anuar në drejtim të detit. Pas largimit të tymit të krijuar, fadromat dhe eskavatorët e INUK kanë filluar të shembin kollonat një e nga një. Ky proces sipas drejtuesve të operacionit është kryer përgjatë gjithë natës së djeshme, duke sjellë dhe shembjen totale edhe të kullës së dytë të kompleksit “Jon”. Paralelisht me shembjen e objektit, një grup puntorësh kanë nisur largimin e inerteve të pallatit, me qëllim kthimin e teritorit në gjëndjen e mëparshme.
Masat e marraPara se të kryhej shpërthimi i fuqishëm, janë marrë masa për shmangien e çdo avarie në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Nga ana e kompanisë “Cez Shpërdarja” është ndërprerë energjie elektrike, ndërkohë që policia, dy autoambulanca dhe tre zjarfikëse kanë qëndruar në gadishmëri numër 1, për të zgjidhur çdo situatë të pakëndshme, që mund të krijohej pas shpërthimit të lëndës plasëse. Janë larguar ekspertët e xhenios. Rruga “Aleksandër Moisiu”është bllokuar dhe se në një distancë prej 40 metra është shtuar fitili, prej nga është bërë shpërthimi i komanduar. Në një perimetër prej 100 metra largësi nga kompleksi “Jon”, janë urdhëruar të largohen të gjithë banorët, me qëllim shmangien e çdo dëmtimi të jetëve njerëzore.
Denoncimi i gazetësShkeljet e kryera gjatë ndërtimin të kompleksit “Jon”, u denoncuar për rreth 1 muaj, nga gazeta “Shqiptarja.com”, e cila në një seri shkrimesh të një pas njëshme, tregoi abuzimin që ishte kryer për ndërtimin e këtij pallati.Zanafilla e shkeljeve fillon që në vitin 1996 kur gjykata e Vlorës, i shton sipërfaqen e tokës familjes Ndini, e duke vijuar më pas me blerjes në 2009 të 1663 metra katror tokë nga Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës. Shkeljet kanë vijuar në bashkinë e Vlorës, që miratoi projektin e ndërtimit të pallatit në një zonë, ku nuk lejohej ndërtimi. Për më tepër, shkelja më e rëndë, është konstatuar se leja e ndërtimit u miratua mbi det, pra duke dalë nga kufizimet e sipërfaqes prej 1663 metrave të blerë.
Shkrimi u publikua sot (15.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12
-
Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:11
-
Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë
25 Dhjetor, 21:59
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor, 21:49
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor, 21:48