SHBA- Një person ka humbur jetën, 18 të plagosur dhe tre janë raportuar të humbur si pasojë e shembjes së një hoteli në New Orleans.
Momenti i shembjes së këtij hoteli është filmuar nga kamerat në rrugë, ku shihet se si katet e larta të ndërtesës bie mbi rrugë. Një gjë e tillë shkaktoi panik tek qytetarët. Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tre personave të humbur. Nuk dihen arsye e shembjes së hotelit, por prej kohësh katet e fundit të godinës ishin nën ndërtim dhe një nga motivet mund të ketë qenë pakujdesia e ndonjërit nga punëtorët.
Referuar specialistëve, edhe katet e tjera të mbetura të kësaj ndërtese janë të paqëndrueshme, çka mund të ketë sërish rrezik shembjeje.