Shembet Manastiri 400-vjeçar
në Leshnicë të Sarandës

Shembet Manastiri 400-vjeçar<br />në Leshnicë të Sarandës
Është shembur manastiri mbi 400-vjeçar i Shën Athanasit në Leshnicën e Poshtme, objekt i kategorisë së parë, rreth 50 km larg Sarandës.

Ky manastir, edhe pse është në listën e Monumenteve të Kulturës që duhet të mbrohen nga shteti, duket se nuk ka qenë asnjëherë në vëmendje nga Ministria e Kulturës.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kohët e fundit ka postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook dhjetëra projekte restauruese, ndërsa për Kishën e Shën Gjergjit nuk ka folur asnjëherë.

Këto foto tregojnë se kisha është shembur e gjitha, ndërsa afresket dhe pikturat para se të ketë nisur degradimi duket se kanë qenë të ruajtura në gjendje të mirë.

 Banorët denoncojnë se institucionet shtetërore ishin vënë në dijeni  muaj më parë, se objekti mbi 400-vjeçar rrezikonte shembjen.

Kisha është e tipit bazilike me një kupolë dhe mbishkrimi në hyrje të tempullit daton nga viti 1797. Brenda manastirit muret janë të zbukuruara me ikona të rrallë që përfaqësojnë një mrekulli të paçmuar kulturore.

[gallery]22624[/gallery]

Instituti i Monumenteve: Rrëzimi u përshpejtua nga tërmeti në Janinë
Instituti i Monumenteve të Kulturës ka reaguar për shembjen e manastirit të Shën Thanasit në fshatin Leshnicë të Sarandës.

Përmes një komunikate sqarohet dinamika e ngjarjes dhe përpjekja e këtij institucioni për të siguruar fonde për restaurim të objektit.

Më poshtë pjesë nga deklarata:
"Përsa i përket kishës së Shën Thanasit në Leshnicë, e cila gjatë dekadave kishte pësuar degradime të rënda në të gjithë elementët strukturorë përbërës të saj dhe asnjë ndërhyrjeje të mëparshme, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë ka realizuar disa punime mirëmbajtjeje dhe konsoliduese në struktura dhe pikturë murale gjatë viteve 2014-2016.  

Pavarësisht masave përforcuese të marra, fatkeqësisht, gjatë tërmetit të fuqishëm të shkurtit 2017 me epiqendër ne Janinë, ra një pjesë e çatisë dhe mureve të kishës. 

Aktualisht, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë së bashku me Sektorin e Sarandës kanë sistemuar të gjithë elementët e materialeve të objektit në mënyrë që të ripërdoren gjatë realizimit të projektit të restaurimit të objektit".


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro