Shembet mbikalimi në autostradë,
u përfshi nga zjarri masiv 

Shembet mbikalimi në autostradë,<br />u përfshi nga zjarri masiv 
SHBA-Autostrada ndërshtetërore në Atlanta Interastate-85 është rrëzuar dje pas një zjarri masiv.
 
Autostrada është rruga kryesore që të dërgon në Juglindje të Atlantës. Nga incidenti nuk pati të lënduar, por autoritetet lokale sqaruan në Tëitter se të gjitha korsitë ishin bllokuar dhe se banorët duhet ta shmangnin kalimin në zonë
 
Kryebashkiaku i Atlantës, Kasim Reed deklaroi se shembja e urës nuk ishte pasojë e një akti terrorist. Nuk dihet megjithatë se çfarë e shkaktoi zjarrin që vazhdoi të djegie për një kohë të gjatë duke ngritur shtëllunga të mëdha tymi mbi zonë.
 
Zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë zjarrin, i cili shkaktoi dhe  shembjen.
 
Zyrtarët kanë thënë se 5 korsitë kryesorë të autostradës janë bllokuar dhe do vazhdojnë të jenë të mbyllura për një kohë të paparishikuar.
 
Zëdhënësia e Departamentit të Transportit në Gjeorgji tha për CNN: “Duke pasur parasysh dëmin që është shkaktuar në pjesën e autostradës që të çon drejt veriut, nuk mund t’iu them se ajo do te jetë hapur në një periudhë kohore të shpejtë”.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane