Një mbikalim i ndërtuar pjesërisht është shembur në Kalkuta të Indisë. Të paktën 21 persona kanë humbur jetën, e dhjetëra janë plagosur por numri i viktimave pritet të rritet pasi dëshmitarët okularë në momentin e shembjes së mbikalimit flasin për rreth 150 persona të tjerë nën rrënoja.
Të shumtë janë njerëzit që kanë ngelur të bllokuar nën betonin dhe çelikun e urës e cila u shemb në kohën kur trafiku ishte shumë i dendur.
"Prioriteti ynë tashmë ëhstë shpëtimi i i të gjithë atyre që janë ende gjallë nën rrënoja", ka thënë drejtori i përgjithshëm i Forcave Kombëtare kundër fatkeqësive. Në vendngjarje ndodhen edhe forcat ushtarake.
Dyshohet se shkak i shembjes së mbikalimit është bërë cilësia e punimeve.
Mbikalimi me gjatësi prej 2 kilometrash, ishte në ndërtim e sipër që nga viti 2009, duke kaluar kështu disa afate të përfundimit të projektit.

FOTO
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO