Një aksident i rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Tropojës. Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur në minierën e fshatit Pac.
Dy të rinjtë, Erjon Geci, 23 vjec dhe Dritan Neza, 20 vjec kanë qenë duke gërmuar për nxjerrjen e mineraleve, ku prej gërmimit është shkaktuar shembja e një pjese të tunelit, duke i sjell vdekjen e menjëhershme.
Në minierë, ka mbetur i plagosur edhe tjetër person, shok me viktimat. Emri i tij nuk bëhet i ditur prej policisë, por mësohet se ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kanë qënë minatorët e tjerë që kanë parë ngjarjen dhe kanë nxjerrë trupat nga galeritë, ndërsa njoftuan dhe policinë.

LAJMET MË TË VLERËSUARA