“Reshjet me intensitet kanë shkaktuar probleme në rrugën që lidh fshatin Vajzë, me Ploçën dhe 8 fshatra të tjerë të njësisë administrative Sevaster të Bashkisë së Selenicës. Aktualisht lëvizet ne njërin sens vetëm për mjetet e vogla, nuk lejohet të kalojnë autobusë, furgonë.
Aksi rrugor 15 kilometra, Kote-Sevaster, ka pësuar dëme si pasojë e rrëshqitjes së tokës.
Ajo u shërben 200 banorëve të 8 fshatrave por është dhe rrugë turistike pasi lidh Vlorën me qytetin antik të Amantias.
“Shumë e rrezikshme, ka shkarë gjysma dhe rrezikon gjysma tjetër. Ka pasur raste më të vogla, por jo me këto përmasa”.- tha një banor.
“Kjo është më e rrezikshmja nuk shkon dot në qytetin antik të Amantias. Sot është dita e dytë, shkarja ka ndodh dje. Kjo rrugë lidh 8 fshatra. Po rrezikon edhe matanë urës”.
“Shkau nga ujë dhe nga dheu që u hodh kur u bë rruga. Rreth 200 banorë. Përdoret ccdo gjysmë ore kalon një makinë”.
Inxhinieri i firmës mirëmbajtëse “Curri” shpk tha se aktualisht është vendosur sinjalistika, por ende nuk ka një plan për ndërhyrjen në trasenë e rrugës.
“Ka filluar dje rreth orës 10:30 shkarja, ka ardhur prej ujërave, shirave rreth një javë. Dëmtimi rreth 56-60 metra linear. Kemi bërë që dje sinjalistikën mundësuam kalimin me një sens. Se di çfarë do bëjmë më tej me pilotë apo mur mbajtës, kemi njoftuar ARRSH-në”. - tha Sokol Lulo, inxhinier.
Ky aks rrugor është ndërtuar 10 vite më parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?
-
Po
65.1%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 86
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Merr flakë kodra e Kuzum Babasë! Zjarri pranë banesave, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
6 Shkurt, 18:49
-
Tentoi të vriste një person me kallashnikov pas një sherri, në pranga 31-vjeçari në Vlorë! Kërkohej për plagosjen e ish-gruas (VIDEO)
6 Shkurt, 10:47
-
Gjendet pas disa orësh kërkime 67-vjeçari në Delvinë, kishte rënë në përrua e ishte izoluar
6 Shkurt, 10:09
-
Temperaturat nën 0, në Vlorë vijon pezullimi i lundrimit! Në aksin Kukës-Shishtavec kërkohet pajisja me zinxhirë për makinat! Rama: Kini kujdes
6 Shkurt, 09:15
-
VIDEO/ Rama publikon pamjet: Transformim rrënjësor i dy shërbimeve në spitalin e Vlorës, farmaci e dispanceri
6 Shkurt, 08:55
-
Përfshihen nga flakët dy makina në Sarandë
5 Shkurt, 15:53
-
Moti i keq, lundrimi në Vlorë i pezulluar prej dy ditësh, as sot nuk niset trageti Vlorë-Brindisi
5 Shkurt, 11:36
-
Moti i keq/ Anulohet lundrimi i 2 trageteve drejt Barit dhe Vlorë-Brindisi! Linja Durrës-Ankona-Durrës do vazhdojë normalisht
4 Shkurt, 11:15
-
Rama publikon pamjet e punimeve, si duket tuneli i sapohapur i Llogarasë (VIDEO)
4 Shkurt, 09:58
-
Përplasi me makinë të miturin dhe tentoi të largohej nga vendngjarja, policia arreston 53 vjeçarin në Vlorë
2 Shkurt, 15:05
-
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Kreu i Dhomës së avokatisë Vlorë: Drejtësia vonohet dhe bëhet më e shtrenjtë, rritet rreziku që qytetarët të bëjnë vetëgjyqësi
1 Shkurt, 09:19
-
Grupi italian i viteve ’80 ‘Ricchi e Poveri’ performojnë në Vlorë, këngëtarët italianë dhurojnë një shfaqje fantastike
31 Janar, 22:39