TIRANË - Kryeministri Rama përmes rrjetit social “Twitter” ka përshëndetur vijimin e aksionit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në kryeqytet.
 
Rama e ka shoqëruar postimin e tij me një foto nga operacioni i INUK duke prishur objektin e ndërtuar pa leje në një nga lulishtet e kryeqytetit, pikërisht në zonën prapa Pallatit të Operas dhe Baletit, përballë 9-katsheve, ose siç njihet ndryshe kjo zonë te ish-gropa e Hajdin Sejdisë.
 
Për këtë objekt u arrestua më 27 gusht të këtij viti, Ish-shefi i policisë gjyqësore, Sokol Koçiu, i cili u lirua dy ditë më pas me vendim gjykate.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)