Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vjenë të Austrisë, pasi një skelë ndërtimi u shemb, duke u marrë jetën katër personave.

Sipas burimeve për mediat e Kosovës, tre nga viktimat janë shqiptarë të Kosovës, emrat e të cilëve janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj.

Ndërkohë mësohet se viktima e katërt është nga Bosnja. Po ashtu në incident një person tjetër mbeti i lënduar, por identiteti dhe vendi i tij i origjinës ende nuk janë të konfirmuar.

Autoritetet në Vjenë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.