SHBA-Një urë për këmbësorë është shembur në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës. Nga të dhënat e para raportohet se 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa ka edhe shumë të plagosur.

Mbeten të paqarta shkaqet e shembjes, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë filluar punimet për heqjen e rrënojave në kërkim të të mbijetuarve.

Ura që u shemb sot ishte inauguruar vetëm pak ditë më parë, të shtunën e kaluar. Në një deklaratë, universiteti i Floridës theksonte se ishte "Jemi të tronditur dhe të pikëlluar për ngjarjen tragjike".

 

 

 

[gallery]25817[/gallery]

 

 

a.m/Shqiptarja.com