Gramsh, shembet ura! Izolohen banorët e njësisë administrative Kukur! Bashkia: Po gjejmë një zgjidhje

Ura që lidh fshatin Kukur me qytetin e Gramshit është shembur pasditen e sotme, duke u bërë rrezik për banorët e zonës.

Videoja u publikua në rrjetet sociale. Sipas Report TV mësohet se shkak i shembjes është amortizimi i urës dhe nga sot banorët e njësisë administrative mbeten të izoluar pasi kjo ishte e vetmja rrugë që i lidhte ata me qytetin.

“Po është shembur si pasoje e shirave te rrëmbyeshëm dhe se shërbimet janë ne vendin ku është problematika dhe po gjejnë zgjidhje për një rruge alternative deri sa te ndërtohet ura.”-thanë nga Bashkia.

Ura kishte një lartësi prej 5 metrash dhe me gjatësi 10 metra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Shembja e urës në Gramsh, kryebashkiaku: Do realizohet në kohë rekord, çakenjtë s’lënë rast pa komentuar mbi fatkeqësitë natyrore

1692978216_gramshkukur.jpg

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Besian Ajazi ka reaguar pas lajmit për shembjen e urës në Gramsh.

“Kjo është ura në hyrje të fshatit Kukur. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut këto ditë dhe prurjeve të vrullshme të përroit që kalon nën të, ka rrëshkitur toka dhe për pasojë ura është shembur totalisht dhe është bërë e pakalueshme si nga këmbësorët ashtu edhe nga automjetet.

Sapo morëm njoftimin, punonjësit e drejtorisë së infrastrukturës dhe shërbimeve publike shkuan në vendngjarje për tu njohur me situatën dhe për të parë nga afër mundësinë e ndërhyrjes për hapjen e një rruge provizore deri në ndërtimin e urës së re.

Kam marrë komunikim me Ministrinë e Mbrotjes për mundësinë e mbështetjes nga ana e tyre me logjistikën e nevojshme për realizimin sa më parë të urës së re.

Garantoj të gjithë banorët e njësisë administrative Kukur se Bashkia do të gjejë dhe do të relizojë në kohë rekord hapjen e rrugës alternative për të mos bllokuar lëvizjen e tyre drejt qytetit dhe fshatrave përreth dhe anasjelltas dhe do tju lutesha për MIRËKUPTIM pasi fatkeqësitë që shkaktohen nga fenomene natyrore nuk mund të parashikohen dhe parandalohen nga Bashkia, të cilën unë e drejtoj prej 76 ditësh.

Për çakenjtë që nuk lejnë rast pa “hedhur valle” mbi fatkeqësitë natyrore dhe komentatorët fejbukianë që komentojnë me “bark të djegur” për Gramshin nga ishujt grek, restorantet e Tiranës apo kolltuqet e shtëpisë kam vetëm një fjali: Keqardhje! Do t’ju zhgënjej edhe këtë herë si gjithmonë, ME PUNË.”-shkroi ai.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 25/08/2023 21:33

    Kryembashkaiku shan popullin pse ankohet për nevojat e veta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari