Deputeti grek i partisë ‘Demokracia e Re’ Stefanos Ghikas është shprehur për mediat vendase se autoritetet shqiptare po shkelin të gjitha konceptet ligjore.
Ndërtesat të cilat u prishën në Dhërmi dy ditë më parë ai i konsideroi prona të popullsisë greke.
‘Kam frikë se qeveria shqiptare duke shkatërruar pronat që i përkasin minoritetit grek pa pritur edhe vendimet e gjykatës, nuk e kupton seriozitetin e veprimeve të saj që kanë të bëjnë kryesisht me anëtarësimin në BE” thotë deputeti.
Ai shton se mbrojtja e të drejtave të minoriteteve e përcaktuar nga Këshilli i ministrave të BE-së është kusht thelbësor për nisjen e negociateve për anëtarësimin e Shqipërisë në Union.
Sipas tij me veprime të tilla qeveria shqiptare po bën cdo gjë që është e mundur që të mos anëtarësohet në BE.
Ai shprehet se veprimet për prishjen e pronave të minoritetit grek do të duhet të marrin përgjigje nga pala greke por edhe nga BE.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com