Shembja e 4 kateve pa leje, Bashkia
Durrës refuzoi vazhdimin e punimeve

Shembja e 4 kateve pa leje, Bashkia<br />Durrës refuzoi vazhdimin e punimeve
Bashkia e Durrësit ka refuzuar vazhdimin e punimeve në pallatin 24 katësh te Shkëmbi i Kavajës, të cilit iu shembën sot katër kate pa leje.
 
Kompania e ndërtimit "Shala-E-CO" i ka kërkuar institucionit të bashkisë leje për vazhdimin e punimeve në objekt. Përgjigjja e Bashkisë së Durrësit ka qenë refuzuese, pasi kompania në fjalë nuk përmbush kriteret ligjore.
 
"Institucioni i Bashkisë Durrës në mbështetje të Ligjit Nr.107/2014 "Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit", nuk pranon kërkesën tuaj pasi ju nuk keni plotësuar kërkesat ligjore të nenit 8 "Dokumentacioni për punime me deklaratë paraprake të VKM Nr.408 Dt.13.05.2015 "Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit" me ndryshimet përkatëse dhe konkretisht ju mungon projekti teknik i realizimit të punimeve, i firmosur nga projektues të licencuar", thuhet në përgjigjen e Bashkisë së Durrësit për firmën e ndërtimit "Shala-E-CO".
 
Katër katet e fundit të këtij pallati u shembën sot, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Kjo pasi katet shtesë kanë qenë të pabanuara, për shkak se dy vite më parë, IKMT bllokoi punimet dhe procedoi penalisht ndërtuesin Enver Shala. 

kerkesa drejtuar bashkise durres

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK