Shembja e ​Kishës së Dhërmiut
nesër interpelanca Dule-Rama

Shembja e ​Kishës së Dhërmiut<br />nesër interpelanca Dule-Rama
Interpelanca me Kryeministrin, e kërkuar  nga deputeti Vangjel Dule për prishjen e kishës së Dhërmiut do të zhvillohet nesër. Në 18 shtator, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Duke kërkoi interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me shembjen e kishës ortodokse të Shën Thanasit në Dhërmi.

Në kërkesën e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, Dule si deputet i Vlorës kërkon interpelancë lidhur me bazën kushtetuese dhe ligjore të aktit të shembjes së kishës ortodokse në Bashkinë e Himarës, më 26 gusht 2015.

Ndërtimi pa leje mbi rrënojat e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi u shemb muajin e shkuar nga Inspektorati i Ndërtimit. PDBNJ e quajti ndërhyrjen "një vandalizëm qeveritar" dhe për "interesa klienteliste". Në të njëjtën linjë ishte edhe Ministria e Jashtme greke, e cila e krahasoi atë me një "akt xhihadist".

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'