Teksa rrëshqitja në zonën e “Arrave të Gurrës” vijon prej ditësh, një banor i kësaj zonës në Librazhd thotë për mediat se situata është e rrezikshme dhe se një pjesë e fshatit mund të përfshihet nga rrëshqitjet. Nga ana tjetër ai bën thirrje për mos politizimin e situatës.
“Këtu kemi qenë dembabadem. Ky vendi këtu ka qenë përherë me rrëshqitje por jo të këtyre përmasave. Lëvizja e makinave është shtuar, punimet kanë dhënë efektin e vet, por edhe shirat kanë ndikuar. Në këtë drejtim ku ka ndodhur plasaritja nuk janë marrë inertet. Inertet janë marrë më poshtë. Puna e inerteve nuk vlen. Ajo pjesë ka qenë gjithmonë e rrëshqitshme. Siç duket punimet sipër krijuan ngarkesën e madhe. Ndihemi të rrezikuar. Një lagje e tërë është gati në rrëshqitje. Rrezik është ajo. Duhen marrë masat, a ndonjë ndryshim projekti apo ndonjë studim.Energjia është shkëputur gjatë ditës por kemi patur. Është shumë problem.Se çfarë do të bëhet nuk e di. Një pjesë e fshatit është bllokuar. Këtu s’ka pasur rrugë fare, por rrugët u bënë për të rritur mirëqenien. Patjetër që krijohen probleme. Jeta kështu e ka. Nuk mund t'i zvogëlosh, zmadhosh apo t'i politizosh. Këtu duhet të flasin specialistët. Problemi ekziston dhe duhet t’I dilet përpara.” tha ai.
Lajmi kryesor:
Juglindja 4 ditë në izolim/ S’ndalet rrëshqitja, rruga Librazhd-Prrenjas e shembur! Dëmtohet edhe segmenti i Korridorit VIII (VIDEO+FOTO)












